Shqipëria do blejë 3 helikopterë Black Hawk 40 vjecarë

Sipas burimeve amerikane Shqipëria do të blejë në Amerikë 3 (tre) helikopterë të përdoruru të llojit Black Hawk për transport me kapacitet bartës të mesëm (medium utility). Si cdo patriot shqiptar ndihem mirë të pajiset sa më shumë ushtria shqiptare me sa më shumë teknikë luftarake e sa më moderne, që të jetë e mundur.

Më rezulton, që këta 3 helikopterë të përdoruru janë nga brezi i parë i helikopterëve Black Hawk të prodhuar midis viteteve 1979 dhe 1989, pra jo të variantit me motor tip T700-GE-701C. Fatkeqësisht edhe këta tre helikopterët amerikanë njëlloj si Agusta-Bell 206 italianë, si Bolkow 105 gjermanë apo edhe Super Pumat francezë janë helikopterë të paarmatosur ( nuk kanë madje as pajisjet për të montuar mitrolozë apo topa automatikë e jo më pajisje për montim raketash (missile or rocket racks). Helikopterët amerikanë pritet të blihen në një paketë, që përfshin edhe një sasi pjesësh këmbimi, pajisjesh ndihmëse, trajnim pilotësh shqiptarë etj. Për shkak të mungesës së transparencës së Ministrisë së Mbrojtjes nuk dihet sa do i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë këta helikopterë dhe sesa do i hynë në punë mbrojtjes së Atdheut ky shtim inventari helikopterësh. Helikopterët Black Hawk të rinj me paketë “all-inclusive” kushtojën rreth 50 milion USD copa. Nuk dihet sesa do u kushtojë taksapaguesve shqiptarë një helikopter i tillë i përdoruru. Theksojmëse helikopterët italianë Augusta bell 205 dhe 206 po lihen të ndryshken pa u përdorur dhe me minimumin e minimumit të mirëmbajtjes. Madje edhe helikopterët e përdorur dhuratë gjermane përdoren rrallë, sepse për arsye agjitacion-propagande kryesisht përdoren Super Pumat, që Franca na i shiti me cmim si frëngu pulën!

Fatkeqësisht tashmë është shndërruar në “Sekretin e Pulcinelës”, që një pjesë a aviatorëve tanë fusin mik e japin rryshfet për të marrë leje për të shkuar si “turistë” në Spanjë, ku punojnë si pilotë për transportim “bari” në Linjën Marok-Spanjë. Me një moral të tillë të pilotëve tanë, me pagat ato, që janë, personalisht besoj se paratë e shpenzuara për blerjen e këtyre helikopterëve 30-40 vjecarë do ta forcojnë realisht fare pak mbrojtjen e Atdheut.

Sipas ministres Xhacka helikopterët ndonëse të pwrdorur janë në gjendje shumë të mirë. Fatkeqësisht nuk ka transparencë se cfarë punimesh mirëmbajtje-revizionimi u janë kryer këtyre helikopterëve, që do blejmë ne. Po ashtu nuk dihet, nëse në to janë instaluar pajisje për modernizimi si psh. pajisja AFCS për kontrollin automatik të fluturimit (autopiloti), apo jo.

Koha do ta tregojë, nëse një blerje helikopterësh të tillë është blerje e zgjuar apo jo, në kushtet kur ende shteti shqiptar merr me qera te privati helikopterë për shuarje zjarresh. Madje me qeranë e 3 sezoneve verore mund të blesh 2 helikopterë mesatarë për shuarje zjarri (të përdorur kuptohet)!

P.S. Në foton e pare kemi një Black Hawk transporti të paarmatosur, ndërsa në foton e dytë kemi një Black Hawk të armatosur rëndë (gunship) të përdoruru nga Forca Ajrore e Republikës së Koresë.

Shikoni edhe linkun: http://en.c4defence.com/Agenda/albania-gets-second-hand-black-hawk-from-usa/8035/1

/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne