Shqipëria ende në listën e zezë të parajsave fiskale

Bashkimi Evropian ka shtuar Emiratet e Bashkuara në listën e zezë të parajsave fiskale, ndërkohë Shqipëria vijon të qëndrojnë që prej vitit 2017 në listën gri dhe nën monitorim.

Ndërkohë Oxfam-i, kërkon zgjerimin e masave, duke shtuar publikimin e tatim-fitimit të korporatave në çdo vend. Ministrat e financave të BE-së shtuan 10 juridiksione në listë, e qw janë: ishulli holandez Aruba në Karaibe, Barbados, Belize, territori britanik jashtë shtetit, i Bermudës, Fixhi, Ishujt Marshall, Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vanuatu dhe Dominika.

Shtetet e listuara në listat e zeza përballen me dëmtime reputacioni dhe kontrolle më të rrepta për transaksionet me BE-në, megjithëse ende nuk janë pajtuar sanksionet nga shtetet e unionit evropian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne