Shqipëria i “bashkohet” BE-së, zgjat sanksionet kundër Rusisë

Shqipëria ka pranuar që të zgjasë me gjashtë muaj të tjerë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian. Ky pozicionim është përshëndetur nga Përfaquesja e Lartë, Mogherini, e cila vlerësoi linjëzimin me politikat e Brukselit.

Shqipëria së bashku me Malin e Zi, Norvegjinë dhe Ukrainën kanë linjëzuar qëndrimet e tyre në përputhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian për të zgjatur sanksionet ekonomike kundrejt Rusisë deri më datë 31 Korrik 2019.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, e cila nërpmjet një komunikate e përshëndeti qëndrimin e katër vendeve.

“Vendimi i Këshillit të BE-së i ka zgjedhur masat penalizuese për Rusinë me gjashtë muaj. Vendet kandidate si Mali i Zi dhe Shqipëria, Norvegjia që është pjesë e EFTA dhe antare e Zonës Ekonomike Europiane por dhe Ukraina, e kanë linjëzuar pozicionin e tyre me vendimin tonë. BE e ka mbajtur shënim këtë lëvizje dhe e përshendet atë”, thuhej në komunikimin e Mogherinit.

Sanksionet ekonomike kundër Rusisë u vendosën që prej bashkimit të Krimesë me Rusinë në 2014 dhe që prej atëherë janë shtyrë periodikisht.

Ato përfshijnë masa të ndryshme që nga futja në listë të zezë e një numri të konsiderueshëm personash dhe kompanish, e deri tek ngrirja e aseteve.

Gjithashtu, Rusia mbetet e përjashtuar nga Samiti i G7, i cili njihej si G8 deri në momentin që Moska ishte pjesë e tryezës.

Ndërkaq, veprimi i Tiranës zyrtare përbën një tjetër lëvizje si pjesë e zotimit për të përputhur 100% politikën e jashtme të Shqipërisë me atë të Bashkimit Europian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne