Gazeta Impakt

Katër ditë pas takimit vjetor që organizata ish-terroriste MEK, me kryetaren e saj Marjam Rajavi organizuan në kampin e Manzës në Durrës, ku ministri i Diasporës së qeverisë Rama sulmoi ambasadën iraniane në Tiranë, qeveria Rama ka reaguar ndaj sulmit injorant të Pandeli Majkos duke dëbuar dy diplomatë iranianë nga vendi.

Emrat e diplomatëve iranianë që nuk janë bërë ende publikë, sipas një lajmi që televizioni Top Channel jep, duke ju referuar zëdhënëses së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme thuhet se janë dëbuar me justifikimin se:

“vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”.

Ministri Pandeli Majko në takimin vjetor që pati me ish-terroristët iranianë, e paralajmëroi një hap të këtillë kur i cilësoi diplomatët iranianë si njerëz që merren me aktivitete terroriste nën petkun e diplomatit.

Top Channel tregon se disa burime jozyrtare i thanë Top Channel se ky vendim, me gjasë vjen pas një bashkëpunimi me shërbimet partnere dhe ato izraelite për të shmangur një incident gjatë ndeshjes në Shkodër.

Top Channeli aludon që diplomatët iranianë paskan patur lidhje me ISIS-in, Lavdrim Muhaxherin dhe disa muslimanë shqiptarë të tjerë të cilët u akuzuan pa fakte nga Mosadi sikur do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite në nëntor 2016. Duke ditur që Irani është armiku më i madh i ISIS-it, dhe ka qenë vendi kryesor që shkatërroi grupet terroriste në Siri të Lavdërim Muhaxherit me shokë, dhe duke ditur që të arrestuarit nga Izraeli për ndeshjen Shqipëri – Izrael deri më sot nuk janë dënuar pasi prokuroria nuk ka gjetur asnjë fakt për ata – arsyeja kryesore pse janë dëbuar diplomatët iranianë, duket të jetë një qerasje që Pandeli Majko dhe kryeministri Edi Rama po duan ti bëjnë krye-terroristes plakë të Manzës, Marjam Rajavit dhe administratës amerikane dhe izraelite. Në një kohë që qeveria Rama është në prag kolapsi nga protestat në vend dhe Rama, Pandi, Lindita dhe gjithë stani i Rilindjes është në kaos dhe frikë, mesa duket kurbani që qeveria Rama i ka bërë dy diplomatëve iranianë në Shqipëri, është një kurban sikur ai që qeveria Rama bëri kur erdhi Izraeli të luaj në Tiranë në nëntor 2016 kur u ndaluan 150 muslimanë shqiptarë të pafajshëm në të gjithë vendin dhe u arrestuan disa të tjerë.

Aventurizmi diplomatik i qeverisë Rama, që mesa duket është sugjeruar nga njeriu më budalla i qeverisë së Rilindjes, Pandeli Majko, është një akt i turpshëm, i cili e liston Shqipërinë në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin ndërkombëtar dhe thyejnë pa të drejtë ligjin ndërkombëtar. Shqipëria në vend që të dëbojë nga vendi ynë MEK-un, të arrestojë terroristen plakë Marjam Rajavi dhe komandën e lartë moxhahedine që në Shqipëri kryejnë aktivitet ilegal, trushpëlarje, radikalizim, spiunazh dhe thirrje për xhihad kundër një vendi të huaj – në të kundërt – është rreshtuar përkrah një organizatë terroriste kundër një vendi sovran që Shqipërisë nuk i ka bërë asnjë të keqe, sikur Irani.

Pak muaj më parë, Shqipëria shpalli “non grata” atasheun ushtarak të Rusisë në vendin tonë, si dhe sekretarin e parë të ambasadës ruse, ku edhe këta diplomatë u dëbuan thjeshtë për tekat e qeverisë May në Britaninë e Madhe, në një kohë kur Shqipëria nuk kishte asnjë interes të kryente një incident të këtillë diplomatik me Rusinë. Rusia si kundërpërgjigje i ra me dackë politikës shqiptare duke e reduktuar ambasadën shqiptare në Moskë vetëm me një diplomat.

Akti më i fundëm, i dëbimit nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, tregon sesa poshtë ka rënë politika e jashtme e Shqipërisë. Shqipëria është bërë një vend që përkrah, strehon dhe ndihmon një organizatë terroriste në vendin tonë, Muxhahedinët Iranianë. Kjo që bën qeveria e Rilindjes Rama është një turp dhe skandal me përmasa ndërkombëtare. Sot Shqipëria është bërë sikur Afganistani, në kohën kur talebanët strehonin Al-Kaedën. Por ndërsa al-Kaeda Afganistanin e përdorte si bazë për sulme terroriste në botë, Afganistani politikën e jashtme e zotëronte vetë. Ndërsa sot në Shqipëri mesa duket ministrja e jashtme e qeverisë së Rilindjes nuk është më Sorosisti Ditmir Bushati, por është terroristja plakë Marjam Rajavi.

116