Shqipëria ia kalon Afganistanit e para për azilantët në Francë

Më shumë se 100 mijë persona kanë kërkuar azil në Francë gjatë vitit 2017.

Në një deklaratë këtë të hënë, drejtori i OFPRA (Zyrës Qendrore për Mbrojtjen e Emigrantëve), Pascal Brice tha që shifrat tregojnë se “Franca është një nga vendet më të mira për të kërkuar azil në Evropë pas Gjermanisë, e cila pret të marrë vetëm 200,000 kërkesa për azil në 2018”.

Drejtori Pascal Brice shprehu besimin se situata ishte e menaxhueshme, pavarësisht se Franca nuk kishte parë nivele të krahasueshme të azilkërkuesve “për të paktën 40 vjet”. Vendi kryesor i origjinës për azilkërkuesit është Shqipëria, me 7 600 kërkesa, e ndjekur nga Afganistani. Shqipërinë Franca e konsideron një vend “të sigurt”, prandaj vetëm 6.5 përqind e kërkesave janë pranuar nga ky vend.

Norma e përgjithshme e kërkesave për azil të suksesshëm është zvogëluar në 36 për qind nga 38 për qind në 2016, një rënie e lehtë që Brice tha mund t’i atribuohet rritjes së kërkesave nga Shqipëria.

Afganistani është vendi i dytë pas Shqipërisë me më shumë azilkërkues në Francë, me 5 987 kërkesa në total për vitin 2017, ndër to, 85 përqind e tyre nuk u është pranuar kërkesa për azil. Shqetësimin për numrin e lartë të azilantëve shqiptarë në Francë e ngriti ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb gjatë një vizite në Tiranë në dhjetor të 2017. Ai kërkoi nga autoritetet shqiptare kontrolle të rrepta në kufi me qëllimndalimin e personave të cilët udhëtojnë drejt BE për të kërkuar azil.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne