Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave, Rama justifikohet në Euronews

Ministrat e Financave të 28 vendeve të Bashkimit Europian ranë dakort që të publikojë një listë të zezë të vendeve që konsiderohen parajsa fiskale, duke i quajtur ato si “jo bashkëpunues në juridiksionin fiscal”. Lista e zezë përfshin ishujt tashmë të njohur të parajsave fiksale të Britanisë, duke shtuar këtu edhe Panamanë, Korenë e Jugut, Arabinë Saudite dhe Mongolinë.
Por, ministrat e Bashkimit Europian ranë dakort edhe për një listë gri, ku janë përshirë 47 vende që kanë probleme me pastrimin e parave, por angazhohen të rrisin transparencën dhe të luftojnë këtë fenomen. Mes tyre është edhe Shqipëria. Si vend aspirant për t’iu bashkuar BE-së, Shqipëria ka afat deri në vitin 2019 të ketë rezultate konkrete në luftën kundër pastrimit të parave. I pyetur nga Euroneës për këto detyrime, kryeministri shqiptar Edi Rama ka kontestuar listimin e 28 ministrave të BE-së duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi.
“Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim. Është shumë e lehtë të fajësosh të tjerët dhe është shumë më e lehtë të fajësosh vendet e vogla, të cilat luftojnë me kurajë për të ndryshuar dhe për të bërë një të ardhme më të mirë, pasi e kaluara nuk ka qenë shumë e mirë për ta”, është pohimi i Edi Ramës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne