Shqipëria nën ethe, mund t’i kthehen vizat

Rikthehen ethet në vendet e rajonit sa i përket regjimit të vizave. Rritja e emigracionit me mbi 50%, si dhe rritja e kërkesave për azil me mbi 50%, janë dy nga faktorët që do të detyronin Komisionin Evropian që të rikthente vizat.

Kësaj situate nuk i shpëton as Shqipëria, e cila, ashtu si vendet e tjera, duhet të presë fundin e vitit që të njihet me rezultatin e monitorimit, transmeton ‘Scan’.

Komisioneri  i BE-së, Dimitris Avramopoulos, u shpreh se pavarësisht masave që po merren në mbrojtje të kufijve nga emigrimi ilegal, duhet të mbrohet mobiliteti sa u përket qytetarëve të ndershëm, përcjell albinfo.ch.

Gjatë Ministerialit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme, ministri Fatmir Xhafaj është shprehur se i kanë shpallur luftë të pakompromis krimit të organizuar. Ndërkohë që vetëm nga aksionet e 9 muajve të fundit janë sekuestruar rreth 18 milionë euro.

Shqipëria ka nënshkruar tri marrëveshje me BE-në sa i përket një plani të përbashkët kundër terrorizmit  për Ballkanin Perëndimor, monitorim për drogën si dhe marrëveshjen për mbrojtjen e kufijve me asistencën e agjentëve të FRONTEX.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ejYV3eZr88g?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne