Shqipëria si Finlanda, OECD: Shkollat janë njësoj, të mira a të këqija, pa ndikim te nxënësit

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) thotë se Shqipëria është ndër të paktat vende të globit ku nxënësit janë të barabartë, pra ku nuk ka ndikim background i shkollës, me nam të mirë ose të keq, në produktin final, pra nivelin e arsimimit të një vendi.

Shqipëria radhitet krah vendeve si Finlanda, Norvegjia, Islanda apo Polonia. Në pjesën dërrmuese të vendeve të botës, nxënësit në vështirësi, performojnë bindshëm më mire në shkolla me nam të mirë.

Në vende si Shqipëria diferenca është thuajse zero. Në shumë vende të botës, nxënësit në vështirësi kanë një rezultat deri në 130 pikë më shumë në shkollat e mira, kundrejt shkollave jo me nam të mirë.

Në Shqipëri, është e kundërta, 3 pikë më pak thotë raporti i OECD për barazinë në shkollë. Studentët në vështirësi, ose të cilësuar si të dizavantazhuar nga OECD, janë ata që në testin PISA, janë të fundit, ndërsa shkollat e disavantazhuara janë shkollat që kanë dalë në fund të testit, 25%-shi më i dobët.

Në Shqipëri rezulton se vetëm 42% e nxënësve të dobët vjen nga shkollat e dobëta. Ky rezultat e vendos vendin tonë në linjë me shtete si Finlanda, Suedia apo Norvegjia.

Të dhënat e OECD dhe renditja e vendit tonë krah shteteve me një nivel mjaft të lartë mirëqenie dhe barazie, tregon se, nuk ka rëndësi aspak shkolla, ose më saktë nami i saj si shkollë e mirë apo e keqe, për të përcaktuar rezultatin e nxënësve në lëndët kryesore, sidomos ato shkencore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne