Shqiperia te pushtohet nga Turqia dhe jo nga Amerika: Armand Ali i pergjigjet Spartak Ngjeles

Ne varg te polemika mbi Skenderbeun, NATO dhe klithmat qe ben Spartak Ngjela per pushtohet nga marinsat amerikan, imam Armand Aliu ne nje postimin e tij ne facebook i pergjigjet Ngjeles. Ai thote qe nese ne Shqiperi duhet te hyje ndonje ushtri e huaj per te sjelle stabilitet ne vend, ajo duhet te jete ushtria turke. Me poshte eshte replika e imam Aliut ndaj Spartak Ngjeles:

“Avokati Ngjala e ka zakon ti hedhi benzinë zjarreve njesoj sic veproi me debatin ne lidhje me ceshtjen e Skender Beut. Per te zgjidhur problemet Rama-Basha avokati hedh tezen e pushtimit amerikan te Shqiperise duke e zbukuruar dhe paraqitur kete opsion te tij ne formen e nje nderhyrje te marinsave amerikan. Dhe kjo sipas tij eshte e drejta e Amerikes qe te nderhyje ne nje vend anetar te NATO-s nese eshte nevoja. Nese Shqiperia do te sulmohet nga nje shtet tjeter jo-anetar i NATO si pershembull Serbia atehere ne kete rast mund te nderhyjne forcat e NATO-s por qe te nderhyjne per te zgjidhur nje ceshtje te brendsheme te shtetit shqiptar kjo me duket se eshte shkelje e qarte e sovranitetit te ketij vendi. Amerikes nuk i intereson miresia e Shqiperise dhe shqiptareve madje as vete Evropes. Nese do tu interesonte atehere do shprehnin deshiren e tyre qe te formohej Shqiperia e madhe dhe pastaj le te synonin integrimin e saj ne BE. Por amerikaneve ashtu si edhe gjithe vendeve evropiane perfshire ketu edhe Serbine dhe Greqine nuk ju intereson nje gje e tille. Kete e ka vertetuar historia shqiptare qe prej me shume se nje shekulli na tregoi se gjithe vendet perendimore kane punuar per copetimin e Shqiperise.
Historia shqiptare nder shekuj ka treguar se vetem Perandoria Osmane e ka mbajtur Shqiperine te pa copetuar. Nese do te duhej qe ne Shqiperi per nje arsye apo nje tjeter te nderhynin forcat e NATO-s, atehere kete mund ta bente vetem Turqia si trashegimtarja e vetme e Perandorise Osmane. Turqia e ka treguar dhe po e tregon afrimitetin e saj me Shqiperine, deshirat e mira dhe perkrahjen qe i ka dhene Shqiperise ne cdo fushe. Populli turk e konsideron popullin shqiptar si vella. Le te dali dikush e te na tregoje nje popull tjeter ne bote qe na konsideron vellezer. Por Turqia ky vend me shumicen muslimane nuk i pelqen as perendimit e as avokat Ngjales prandaj deshira e ketij te fundit eshte per nje nderhyrje te marinsave amerikan e jo atyre turq.”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne