Shqipëria, vendi ku u takuan myslimanët dhe të krishterët, italianët dhe turqit

Të paktën që prej kohës së grekëve, historia është shkruajtur nga fitimtarët. Ka ndodhur relativisht vonë që, e ashtuquajtura “historia nga poshtë” ka sfiduar historitë e fitimtarëve, me rrëfime alternative për “humbësit”, ata popuj dhe vende që përgjithsisht konsiderohen se nuk vlen të përmenden. Si rezultat, është zbuluar një arkivë  e pasur dhe deri tani e neglizhuar, e jetëve të atyre që zakonisht kanë humbur në histori.

Po ndërmjetësit? Diplomatët, spiunët, ushtarët, priftërinjtë dhe përkthyesit që veprojnë si ndërmjetësa në dramat e mëdha historike të një periudhe si Rilindja? Ata njerëz janë zamka e historisë. Ata shpesh herë përmenden kalimthi, por më pas zhduken, zërat e tyre humbasin në pyllin e dendur të dokumenteve që bien ndesh mes tyre, të shkruajtur në dorëshkrime të kalbur dhe shpeshherë të koduar, në një sërë gjuhësh të ndryshme.

Në librin “Agjentët e Perandorisë”, Noel Malcolmi ia ka dalë, pothuajse për mrekulli, që të kombinojë historitë e fitimtarëve dhe humbësve të Europës së fundshekullit të XVI, përmes atyre ndërmjetësve, në formën e kalorësve, piratëve, priftërinjve dhe spiunëve, shkruajtur jo prej këndvështrimit metropolitan të Romës, Seviljes apo edhe Londrës, por nga pikëvështrimi i Shqipërisë dhe brigjeve të Adriatikut, që shtrihet për në jug nga Kroacia e sotme e deri në Greqi.

Shqipëria mund të mos duket vendi më premtues, prej ku mund të shkruash një histori të Mesdheut, por, si argumenton Malcolmi në këtë rrëfim mjeshtëror, Shqipëria është kufiri i harruar ku takuan Lindja dhe Përendimi, myslimanët dhe të krishterët, italianët dhe turqit. Aty ku u takuan, u përplasën, ndonjëherë edhe luftuan, por më shpesh u përpoqën të kënaqin njëri-tjetrin. Shqipëria ishte një zonë kufitare poroze, ku feja- nga katolicizmi dhe protestanizmi, deri tek islami dhe judaizmi- u dha formë jetëve të njerëzve, por jo domosdoshmërisht i përcaktoi ato, dhe ku begatia, apo edhe mbijetesa kërkonte ndryshim të përsëritur të fesë tënde, ashtu sikurse edhe të besnikërive politike dhe tregtare, për të përmbushur nevojat e një bote që, një ditë sundohej prej venecianëve, dhe ditën tjetër prej otomanëve.

Duke bashkuar këto fije, Malcolmi ndjek jetët e dy familjeve shqiptare të lidhura mes tyre, Bruni dhe Bruti. Historia e tij nis në qytetin e Ulqinit në brigjet e Adriatikut, në Malin e Zi sot, që në shekullin e XVI ishte një prej kufijve të fundit të territoreve veneciane me perandorinë otomane, dhe vendlindja e tregtarit, diplomatit dhe “ndërmjetësit” Antonio Bruti. I lindur në vitin 1518, Antonio kishte njohur begatinë në “një botë lidhjesh ndërkufitare, ku besimi përsonal dhe shpeshhere mundej të vinte poshtë armiqësitë zyrtare”, duke shërbyer si ndërmjetës mes Venecias dhe Stambollit, mbikqyrur tregtinë jetike të drithit dhe manipuluar një rrjet të ndërlikuar lidhjesh përsonale të krishtera-otomane, si dhe aleancash, që e bënin një marrëzi të vertetë ndarjen mes dy kulturave, një ndarje e cila ka karakterizuar tradicionalisht kuptimin tonë për Rilindjen.

Si shpërblim për besnikërinë dhe arritjet e tij, Antonio, Doxhi Venecian e bëri Brutin Kalorës të Urdhërit të Shën Markut në vitin 1559. Por ai nuk ishte i vetmi pjestar i fisit që përparonte  në këtë botë fluide. Në 40 vitet e ardhshëm, të afërmit e tij do të shpërndaheshin nëpër Itali, në Ballkan dhe në tokat otomane, në kërkim të fitimeve tregtare, zellit fetar dhe gradave politike që do u sillnin ndikim të madh, por që shpesh herë blihej me një kosto personale të tmerrshme.

Një kunat, Giovanni Bruni, ndoqi thirrjen e tij përmes Kishës, duke u bërë Peshkop i Barit, dhe duke u përballur me problemin e një dioqeze që shtrihej në tokë otomane si dhe konkurrencën prej besimeve konkurues ortodoks dhe luteran.

Pozicioni i Giovannit që punonte në vijën e frontit kundër atyre që përceptoheshin si herezi të ndryshme të Kishës, e solli atë në vemendjen e papatit, që në vitin 1562 e thirri për të folur në Këshillin e Madh të Kundër-Reformës në Trento(1545-63), që ishte përpjekja e Kishës katolike për të vënë rregull dhe për tiu përgjigjur sfidës së protestanizmit.

Ndërkohë që Giovanni ndoqi këtë thirrje fetare, vëllai i tij, Gaspari, rrëmbeu shpatën dhe iu bashkua Kalorësve të Maltës në vitin 1567, pikërisht teksa sulltani i ri ottoman, Selimi II,  kërcënonte me një tjetër fushatë të madhe detare kundër Maltës dhe interesave spanjollo-veneciane në të gjithë Mesdheun. Me otomanët në rrugën e luftës, Ulqini ra në duart e tyre në verën e vitit 1571.

Për shumëkënd në familje, pushtimi ottoman ishte një fatkeqësi: Antonio u vra dhe Giovanni u mor skllav, por Gasparo u bë nënkomandant i një aleance detare të krishterë, e cila u ndesh me flotën otomane në tetor të vitit 1571. Në një prej momenteve më dramatikë të librit, Malcolmi rikrijon në mënyrë të përsosur Betejen e Lepanto, në të cilën Giovanni u vra, ndoshta vetëm 10 metra larg prej vëllait të tij, në bordin e anijes papnore, ndonëse jo në duart e turqve, por të spanjollëve plaçkitës, të cilët e prenë ndërkohë që ai thërriste: “Jam peshkop, jam i krishterë”.

Ashtu si rënia e Ulqinit, Lepanto pati një kosto të rëndë për familjet Bruni dhe Bruti, por disa prej nipërve të Gasparit mbijetuan dhe vazhduan traditën e ndërmjetësve midis Lindjes dhe Përëndimit, duke shërbyer si përkthyes për të dy palët. Bartelomeo Bruti aplikoi për të punuar për Venecianët në Stamboll, dhe shumë shpejt nisi të paguhet nga spanjollët dhe venecianët si spiun, duke ndërmjetsuar marrëveshje me Vezirin e madh Otoman(që, fati e deshi të ishte një i afërm i tij), si dhe duke u përfshirë në emërimin e Vojvodit(princi sundimtar) i shtetit-klient ottoman të Moldavisë.

Në vitin 1592, kur u emërua një vojvod i ri, Bartolomeo e teproi me kërkesa, dhe u mbyt e u hodh në Dniester. Xhaxhai i tij, Gasparo u shpërblye për trimërinë në Lepanto, duke marrë komandën në vitin 1570, për të mbrojtur enklavën papnore të Avignonit nga një tjetër armik heretik, këtë herë protestantët francezë, hugenotët. Ai dërgoi të birin, Antonion në një shkollë jezuitësh në Romë, ku u arsimua për jurisprudencë, dhe në vitin 1580, gjendej duke ndihmuar kushëririn e tij, Bartelomeo, që të administronte Moldavinë. Ndikimi i klanit arriti deri tek agjentët e Mretëreshës Elisabeta e I. Në vitin 1596,  Eduart Bartoni, ambasadori anglez në Stamboll, udhëtoi me sulltanin otoman, Mehmeti III nëpër Hungari me përkthyesin e tij: Pasquale Bruti, një nip i Bartolomeos. Fatkeqësisht, Pasquale pësoi një fat të ngjashëm me atë të xhaxhait të tij, i vrarë nga autoritetet otomane në Beograd në vitin 1597, nën akuzën se ishte spiun.

Historitë e Brunit dhe Brutit janë shumë të spikatura, por bëhen më shumë të tilla prej përpjekjeve skolastike të Malcolmit për t’i zbuluar. Malcolmi ndeshi në historinë e familjes Bruni 20 vjet më parë, teksa lexonte një libër Italian të shëkulli XVI, mbi otomanët Kjo e shtyu të bëjë kërkime nëpër arkiva nga Mbretëria e Bashkuar në Itali dhe Ballkan, si dhe u konsultua me mijëra dorëshkrime dhe tekste në shqip, serbo-kroatisht, maqedonisht, rumanisht, si dhe “disa gjuhë të tjera europiano-perëndimore”

Tradicionalisht, historia e Europës dhe e Mesdheut të shekullit të XVI është rrëfyer sipas trashëgimisë intelektuale greko-romake, që do të thoshte se shumica e studiusve që kuptonin greqishten dhe latinishten, e kuptonin Rilindjen sikur fillonte diku në perëndim të Stambollit(ose Kostandinopojës) në shekullin XV, dhe përfundonte në Anglinë e Tudorëve në fillim të shekullit të XVI. Vende si territorët otomane në Europën Lindore, duke përfshirë Shqipërinë, thjesht nuk konsideroheshin me interes, por as studiusit nuk ishin të pajisur për të kuptuar minierën e materialeve arkivorë që këta vende mbanin.

Problemi u ndërlikua prej Luftës së Ftohtë, ku Perdja e Hekurt ram bi të gjithë Europën Lindore dhe i pengoi historianët që të rivlerësonin rolin e vendeve si Polonia dhe Hungarian ë Rilindjen e shekullit XVI.

Ka shumë pak autorë që të kenë aftësitë gjuhësore të Malcolmit dhe vizionin e tij historik, gjë që është një prej arësyeve të tij të shumta përse “Agjentët e Perandorisë” është një libër kaq I rëndësishëm. Ai hap dritare të reja kërkimi në thellësitë e Europës Lindore, duke e zhvendosur në lindje qëndren e gravitetit të asaj periudhe dhe larg prej Italisë, pikërisht në një kohë kur ngjarjet e fundit në Turqi dhe përrreth saj mund të rezultojnë vendimtare për fazen e ardhshme të historisë së Mesdheut./ The Telegraph

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne