Shqipërisë i hiqet e drejta për Europianin e Peshëngritjes pas skandalit të dopingut

Skandali i dopingut me peshëngritësen Romela Begaj do t’i kushtojë shtrenjtë federatës së peshëngritjes. Shqipëria ka humbur të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian që ishte programuar për t’u zhvilluar në Tiranë, më datat 23 mars-1 prill të këtij viti.

Ditën e sotme ka mbërritur një e-mail nga Federata Europiane e Peshëngritjes, duke i hequr të drejtën e këtij eventi shumë të rëndësishëm. Bordi Ekzekutiv ka konfirmuar se Shqipëria nuk do të organizojë këtë Europianin për shkak të problemeve me dopingun.

Federata Europiane e Peshëngritjes pranon se për të ky është një problem i madh dhe se po sheh mundësinë e organizimit të këtij eventi në një shtet tjetër, duke i dhënë mundësi vendit të ri organizator ta zhvillojë Europianin edhe në një datë të mëvonshme. Ndërkombëtarët janë në negociata me disa nga shtetet e tjera anëtare për ta organizuar Europianin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne