“Shqiponja Turke” vlerësohet me çmimin “Dizajn i Përkryer” në Gjermani

Modeli “Alpina” i avionit “Shqiponja Turke” (Türk Kartalı) ka fituar çmimin “Dizajn i Përkryer” në një konkurs të organizuar në Gjermani.

Projektuar nga ekipi “Designnobis” nën drejtimin e akademikut dhe projektuesit turk, dr. Hakan Gursu dhe planifikuar të prodhohet në Turqi nga kompanitë “Aquila” dhe Industria e Aviacionit dhe Hapësirës – Bursa, modeli “Alpina” i avionit “Shqiponja Turke” ka fituar çmimin “Dizajn i Përkryer” në një konkurs të organizuar në Gjermani.

Dizajni avionik “Alpina” u vlerësua me çmimin e parë (medalje ari) në kategorinë e mjeteve ajrore, detare dhe hekurudhore, me dy alternativa: “Aqua”, një aeroplan i aftë të zbresë në ujë, si dhe “Alpina D-DSNB”, një avion multifunksional me kapacitet 4 pasagjerë.

Mbrëmja Gala dhe Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve Gjermane të Dizajnit (German Design Award), një konkurs i përvitshëm që vazhdon prej 1969-s nën kujdesin e Shtetit të Gjermanisë për të mbështetur kulturën e industrisë, prodhimit dhe dizajnit, do të realizohet muajin e ardhshëm në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Frankfurtit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne