Shqiptarët bllokojnë serverin e amerikanëve, llotaria nga e para

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me Lotarinë Amerikane. Ambasada njofton të gjithë ata qytetarë që janë regjistruar deri më tani dhe që do vazhdojnë të regjistrohen deri më 18 tetor 2017 të regjistrohen edhe njëherë, në mënyrë që të merren në konsideratë. Sipas ambasadës, për shkak të problemeve teknike periudha e regjistrimit do të rifillojë nga e para, duke njoftuar se periudha e re e regjistrimit do të hapet të mërkurën,

Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV- 2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV- 2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në:/ shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne