Shqiptarët fillimisht ju shohin si njeri, jo vetëm si një emigrant

Të humbur nga “itinerari i Ballkanit”, gjithnjë e më shumë refugjatë vendosin të qëndrojnë në Shqipëri. Ata përfitojnë nga mikpritja e një vendi që edhe vetë është prekur nga eksodi i popullsisë së saj.

Shikimi melankolik i Tahas ndizet edhe më tepër, kur flet për këtë. “Për mua, Shqipëria është vendi im i dytë”. Përpara qendrës së vogël të azilkërkuesve në Babrru, që ndodhet në periferi të Tiranës, ky i ri sirian me gjuhë të çaluar shqiptare dhe arabe, I këshillon të ardhurit e fundit . “Unë kam qenë në shumë vende, por këtu ka diçka të ndryshme”, thotë ai. Shqiptarët, ata thjesht nuk ju shohin si një refugjat apo emigrant, por fillimisht si një qenie njerëzore. “Për këtë djalë të refugjatëve që kanë mbetur në Liban, rruga I është ndalur papritmas një vit më parë, në këtë vend të vogël të Adriatikut. Me azil në xhep, Taha tani shpreson të bashkohet me një nga klubet e futbollit të Tiranës.

Teorikisht e mbyllur që nga pranvera 2016, ” itinerari i Ballkanit” vazhdon të jetë rruga e qindra njerëzve, për përfitimin më të madh të kontrabandistëve. Fenomeni i ri gjatë këtij viti është rruga e tyre nëpër malet shqiptare, Malin e Zi dhe Bosnjë, për të arritur në Bashkimin Europian, shkruan Liberation, përcjell Albinfo.ch. Midis tyre, shumica e sirianëve, por jo vetëm. Në Tiranë tashmë tre javë, Kamel, 25 vjeç, është larguar nga periferia e Kasablankës. Qëllimi: Të bashkohet me të fejuarën e tij në Loire. “Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende të vogla. Edhe nëse nuk ke para, mund të kalosh. Ajo që ka rëndësi janë këmbët tuaja. Është një rrugë për sportistë”, pohon ai me buzëqeshje.

Një rrugë shqiptare, frekuentimi i së cilës është rritur ndjeshëm, siç konfirmohet nga Pablo Zapata, përfaqësuese i Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Tiranë. “Në 2016 dhe 2017, regjistruam rreth një mijë njerëz që lëviznin brenda një viti. Por këtë vit, midis janarit dhe nëntorit, 5,401 njerëz u arrestuan nga policia. “Bashkë me autoritetet lokale, institucioni i OKB-së kujdeset që të mos flasim për ‘rrugë të re’, por më tepër një ‘rregullimv’”. “Nuk ka më hyrje në territorin europian, por njerëzit po përpiqen nëpër rrugë të reja”, thotë Pablo Zapata për Liberation, përcjell Albinfo.ch. Dhe shumica e tyre vendosin të kërkojnë azil në “vendin e Shqiponjave”. Në vitin 2018, 4,095 raste janë paraqitur në Shqipëri, krahasuar me 307 në vitin 2017.

Kjo është ajo që ka vepruar Ahmedi, 26 vjeç, nga Penxhabi, Pakistan. Megjithëse, si shumica, nuk e ka ndërmend të qëndrojë në vend, ai habitet nga mikpritja e pranuar: “Në Greqi më kishin thënë: Kujdes nga shqiptarët”. Por kur erdhaj këtu, u vërtetova se ata kishin gabuar”. Pas tij, në rrugën me gropa që të çojnë në qendër të Babrrus, disa gra shkojnë në shkollën lokale. Gjithnjë e më shumë familje refugjate, kryesisht siriane, kanë bërë zgjedhjen për të qëndruar në Tiranë. Gjithashtu edhe Said dhe gruaja e tij Sabah, të cilët kurrë nuk kishin dëgjuar për Shqipërinë. “Ishte një vendim që e morëm për të mirën e fëmijëve tanë që këtu kërkuam azil, spjegon ky palestinez që ka punuar në Homs para luftës. Nuk mund të rrezikonim jetën e tyre duke vazhduar. Njerëzit po vdesin në këtë rrugë”.

Në dyqanin e saj të vogël ushqimor, disa hapa nga qendra e refugjatëve, Leonara sheh njerëz të cilët shpesh janë lodhur nga përpjekjet e tyre të shumta për të kaluar kufijtë. “Ata paksa janë në të njëjtën situatë, sikurse ne kur shkuam në Greqi në vitet ’90”, thotë kjo nënë që ka jetuar në Athinë për njëzet e tre vite. Ne gjithashtu kemi vuajtur shumë”. Shqipëria ofron një afat të vogël përballë forcimit të kufijve të rajonit dhe keqtrajtimit. “Kur emigrantët kanë nevojë, njerëzit u ndihmojnë atyre në mënyrë spontane”, thotë Pablo Zapata. Ne nuk vërejmë përpos gjë tjetër gjesteve të solidaritetit, nuk ka shenja të refuzimit siç mund të jetë rasti nëpër vendet e tjera. “Një solidaritet I rrënjosur në besë, një kod nderi lokal që bën thirrje për mbrojtjen e tjetrit, njofton Albinfo.ch.

“Këtu, ekziston një përzierje e shumë feve”, thotë Taha, me admirim. Ka sunitë, shiitë, ortodoksë, katolikë, çifutë … Dhe unë kurrë nuk kam parë ndonjë problem. Është e mrekullueshme”. Përderisa shoqëritë europiane janë në kundërshtim në lidhje me pritjen e emigrantëve dhe pasi e djathta ekstreme ka e imponuar çështjen e identitetit dhe islamit në qendër të debateve, këto çështje nuk e prekin Shqipërinë. E drejta ekstreme nuk ka qenë kurrë e përfaqësuar në Parlament. Këtë e sqaron politologu, Ilir Kalemaj: “Disa vende të Europës Qendrore kanë thënë se ata do të pranojnë vetëm të krishterët, që përfaqësojnë një të dhjetën e atyre që janë të interesuar. Ky kriter fetar nuk ka qenë kurrë një problem për Shqipërinë dhe nuk do të jetë kurrë, sepse vendi numëron 60 për qind të myslimanëve dhe 40 për qind të të krishterëve”, përcjell Albinfo.ch.

Në vitin 1967, pastaj nën diktaturën staliniste të Enver Hoxhës (1944-1985), Shqipëria shpalli veten “shtet i parë ateist i planetit”. Që nga kthimi i lirisë së kultit në vitin 1991, misionarët kanë ardhur në numër, por praktika fetare mbetet e rrallë dhe bashkëjetesa e feve të ndryshme shpesh është krenaria e shqiptarëve, njofton Albinfo.ch. Një pasuri për Ilir Kalemajn, i cili dëshiron të shohë në këtë imigrim të pashembullt një shans për një nga ekonomitë më të varfra të kontinentit. “Mosha mesatare e popullsisë shqiptare është rritur nga 32 në 37 vite për vetëm pesë vite”, është I shqetsuar ai. Për shkak të një niveli të ulët të lindjeve, por veçanërisht një emigrimi masiv në vendet perëndimore. Në planin afatgjatë, Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësinë e emigracionit. Mund të jetë një burim i vendeve të reja të punës, por edhe i ndihmës financiare ndërkombëtare”.

Autoritetet e Tiranës e kanë dëshmuar vetveten gjatë kësaj vere duke propozuar të strehojnë njëzet pasagjerë eritreanë nga Diciotti, një anije italiane bregdetare e mbërthyer nga Sicilia, nga ministri i Brendshëm, Matteo Salvini. “Ishte një vendim i bazuar në parimet humanitare”, pohon Rovena Voda, zëvendës ministre e Brendshme e Shqipërisë. Dhe unë jam shumë krenare për këtë. Shqipëria është një vend nisjeje, transit por edhe destinacion. Ne shqiptarët e dimë se çfarë do të thotë të emigrojmë. Ajo që kemi propozuar është një gjest i vullnetit të mirë, në kulmin e asaj që mund të bëjmë”.

Përderisa udhëheqësit shqiptarë dëshpërohen që një ditë të nisin negociatat e pranimit në BE, ata kanë kërkuar së fundmi ndihmë për të mos vepruar vetëm përballë këtyre ardhjeve të papublikuara të emigrantëve. “Për momentin, duket se ne kemi arritur të përballojmë, vazhdon Rovena Voda. Por Shqipëria është një vend i vogël me pak burime, njerëzore dhe logjistike”.

Në një kafene pranë qendrës së Babrru, Çahla, 28 vjeç dhe bashkëshorti i saj Samir rimarrin disa forca, të ngacmuar nga marshimi i tyre I natës në kufirin grek. Kanë kaluar dy vite që kur ata u larguan nga Bagdadi me dy fëmijët e tyre, duke ikur nga dhuna e përditshme, korrupsioni i shfrenuar dhe “mungesa e lirisë”. Ata e tregojnë GPS-in që duhet t’u ndihmojë të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Për ta, me siguri, ata janë vetëm tranzit në Shqipëri. “E ardhmja e fëmijëve tanë nuk është këtu,” tha Chahla. Është një vend i vogël dhe i varfër, çfarë mund të bëjmë këtu”. Edhe ajo u përball me eksodin e popullsisë së saj në BE, Shqipëria dhe pagat e saj më të ulëta në Europë nuk të lejojnë të ëndërrosh. Por për disa, mikpritja dhe toleranca e saj tashmë janë më shumë se të mirëpritura.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne