Shqiptarët i qëndruan besnikë Erdoganit në zgjedhjet e “Komunës Shqiptare” të Stambollit

Erdogani prin në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale në Turqi.
Sipas 50% të kutive të hapura nga zgjedhjet komunale në Turqi, Partia e presidentit Erdogan ne koalicion me partinë MHP prinë në shumicën e komunave të mëdha si Stanbolli, Bursa, Konja, Trabzon, Samsun por duket se po humb kryeqytetin, ku kandidati opozitar me Mesnur Yavaş prin me 1,2% diferencë, transmeton Gazeta e Re.
Në anën tjetër Erdogan prin ne njërën nga lagjet me te mëdha të Stambollit ku shumica e banorëve janë me prejardhje shqiptare.
Ndryshe, zgjedhjet e sotme janë të 19-tat në historinë moderne të Turqisë, dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne