Shqiptarët kampionë për refugjatë në Irlandë dhe ndohtës qepësh në Angli

GJERGJI THANASI

Shqipërisë nuk po i ndahen medaljet e turpit për një sërë dështimesh spektakolare e jo vetëm, ashtu si dhe nuk po mbarojnë shkrimet agiografe (lavdërues shenjtorësh) paguar me paratë e shqiptarëve për t’i krehur bishtin pushtetarëve si fjala vjen shkrimi i blerë për 2, 5 milion USD i një sorrosxhiu me emrin Haussman.

Gazetari David Brauchli i Associated Press në një shkrim të tij thekson se për Irlandën problemi i klandestinëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve në përgjithësi po bëhet gjithnjë e më akut. Për Irlandën problem nuk janë refugjatët nga zona lufte apo së paku nga shtete të përfshira në turbullira civile (civil commotions) në Azi e Afrikë, por janë shqiptarët (nga një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE) si edhe gjeorgjanët, një vend, që pati një luftë vetëm 5 ditore nja 10 vjet më parë. Tetë mujorin e parë të  vitit 2018 nga Shqipëria në Irlandë shkuan 50% më shumë refugjatë. Për një vend me 4,9 milion banorë mbërritja e 235 refugjatëve shqiptarë brenda 8 muajve është shumë. Autoritet civile dhe policia irlandeze (Garda) po marrin masa të ngutshme për hapjen e qendrave të reja të pritjes për refugjatë. Këto qendra krahas numrit të nevojshëm të shtretërve janë të pajisura edhe me guzhinë, mensë, infermjeri, ambjente sanitare të përshtatshme për numrin e personave, që strehohen në to, si edhe Ëi-Fi falas për refugjatët. Policia irlandeze dyshon se ndër refugjatët shqiptarë mund të ketë të infilrtruar persona, që bëjnë pjesë në banda të strukturuara kriminale. Refugjatëvëe shqiptarë ligjërisht është vështirë t’u refuzohet azili në Irlandë. Sipas Këshillit Irlandez të Refugjatëve (Irish Refugee Council) në Shqipëri nuk ka problem të persekutimit me bazë etnike ose fetare, por ka probleme të persekutimit të personave LGBTQ si edhe ka mungesë të mbrojtjes policore për personat e rrezikuar. Për vitin 2018 Irlanda shtoi 646 shtretër në të 35 qendrat e strehimit të refugjatëve.

Refugjatët shqiptarë cojnë për lesh 47 tonë qepë në Angli

Dy kamionë të ngarkuar me qepë, që vinin nga Holanda, u bllokuan në Portin anglez Poole. Kamionët me qepë u bllokuan, sepse në kamionë u kapën refugjatë kryesisht shqiptarë por edhe disa iranianë, irakenë dhe afganë. (Shqiptarët baraz me të tillë gjynahqarë nga vende në luftë apo nën diktatura të egra!!!!). Inspektorët sanitarë urdhëruan azgjësimin me groposje të qepëve, sepse ato ishin të ndotura me fecet e refugjatëve të fshehur në këta dy kamionë. Asgjësimi i qepëve do të bëhet me fondet e kompanive pronare të dy kamionëve. Autoritet holandeze por edhe kompanitë e ndryshme të transport-spedicionit në Holandë me të vërtet, që i ka gjetur belaja me klandestinët shqiptarë./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne