Shqiptaret merren me prostitucion në Dubai

Dy vajza shqiptare dhe një bullgare janë dënuar me një 1 vit burg në Dubai, pasi ushtronin prostitucion në një qendër masazhi ku figuronin si të punësuara.

Në muajin tetor, policia u informua në lidhje me këtë apartament që thuhej se përdorej për SPA dhe banjë masazhesh.

Një patrullë policore shkoi në vendngjarje dhe zbuloi 3 gra, dy prej tyre shqiptare dhe një bullgare, që punonin si prostituta dhe jo si masazhuese, shkruan Gulf News.

Gjykata e Shkallës së Parë në Dubai burgosi 3 gratë me 1 vit burg për prostitucion. Gjithashtu në pranga ra dhe një 27-vjeçar shqiptar që u burgos për tre muaj pasi e përdorte apartamentin si bordello dhe jo si sallon masazhesh.

Tre prostitutat dhe tutori shqiptar do të depërtohen pas përfundimit të dënimeve të tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne