Shqiptarët përballë Shtet-Kastratit

Kur Edi Rama ja hoqi konçensionin e rrugës së Kombit një kompanie turke askush nuk e kuptoi se ishte qoka e radhës për Çetin dhe shokët e tij. Akuzave për lidhje të Ramës me oligarkë askush nuk u vuri një emër.

Analistë gazetar të famshëm, miqtë e Samirit, por jo vetëm ata kanë bërë sot me dhjetëra shkrime kundër Ramës, por nuk thonë asnjë fjalë për oligarkët që e morën këtë copë të pushtetit, këtë copë Shqipërie për ta shqyer. E dini pse nuk e thonë se ushqehen me lugën e çorbës që ofron Samiri me Çetin dhe shokët e tyre. Ata që gllabëruan dhe e vodhën, e futën në xhep Rrugën e Kombit si të ishte salçiçe, janë Shefqet Kastrati me Pëllumb Salillarin të cilët e kishin futur në një cep të ringut Kryeministrin, dhe po e boksonin deri sa ai t’ua jepte atë të flamosur konçension. Ata donin të ndërtonin karburantet në rrugë dhe të siguronin disa milionë euro të garantuara nga buxheti i shtetit, praktikisht nga taksat e shqiptarëve nga lekët e qytetarëve të këtij vendi.

Oligarkët këtu i kanë tredhur gazetarët dhe qeveritarët dhe u është mbushur mendja se duke vënë përpara një lider të çartur dhe shurdh si Edi Rama do të mund të marin çdo gjë që dëshirojnë në këtë vend.

Në fakt deri më tani ata ja kanë dalë. Kemi parë cilësinë e naftës që qarkullon duke helmuar fëmijët tanë nga niveli i dioksidit të karbonit dhe squfurit që lëshon në ajër. Kemi parë cilësinë blozë të rrugëve (shembull është edhe ai mbikalimi tek pallati me shigjeta), gropa, mungesë vizioni, injorancë, dhe korrupsion kriminal të cilat prodhojnë aksidente pa fund dhe marin jetë njerzish kudo nëpër Shqipëri ku ndërtojnë Salillarët.

Në rrjete sociale po qarkullon një shprehje që tregon gjithçka “shtet Kastrati”. Në fakt ky është shteti qeveria që kemi votuar shteti i Kastratëve, Samirëve dhe lufta që ata bëjnë me njëri tjetrin.

Shqiptarët janë aty më të varfër dhe më të përçarë se kurrë. Nëse vërtet ka mbetur ende pak shqiptari drejt Kalimashit, duhet të nisen vlonjatët, se me këtë taksë do u cënohet turizmi, lushnjarët se do u cënohet bujqësia, lezhjanët dhe gjithë Shqiptarët kanë me qindra arsye për ti bërë ballë shtetit. Në fakt nuk kemi shtetin përballë, por Çet-shtetin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne