Shpenzimet e pushtetit lokal i kushtojnë shqiptarëve 93 euro për frymë, duke përfshire taksat e drejtpërdrejta, por edhe financimet që ato marrin nga arka e shtetit që sërish akumulohen nga taksat.

Përllogaritjet në lidhje me kostot e pushtetit lokal i ka bërë Ministria e Financave e cila shprehet se 65 euro për frymë shqiptarët i paguajnë për rrogat e stafeve bashkiake dhe vetëm 25 euro për frymë shkojnë për investime.

Qeverisja vendore u kushton tatimpaguesve rreth 36.6 miliard lekë, ose 269.3 milion euro në vit, nga të cilat 25.6 miliard lekë ose 188.3 milion euro shkojnë për pagat e personelit të bashkive dhe shpenzime të tjera operative, 10.1 miliard lekë ose 74.7 milion euro për investime dhe 860 milion lekë ose 6.2 milion euro për subvencione dhe transferta.

Në vitin 2016, tatimpaguesit u kanë paguar bashkive gjithsej rreth 16.8 miliard lekë ose 123.4 milionë Euro në formën e taksave dhe tarifa vendore. Nga të dhënat për të ardhurat për frymë, rezulton se çdo qytetar shqiptar do të paguante rreth 5,800 lekë (ose 42.6 Euro) në vit në formën e taksave dhe tarifave për bashkinë.

 

Mesatarisht dhe pa marrë në konsideratë diferencat ligjore në trajtimin e taksave në qytete të ndryshme, rezulton se për një familje me katër pjesëtarë, detyrimi tatimor do të ishte rreth 23 mijë lekë ose 170 euro në vit, pra pothuajse sa një pagë mujore minimale.

 

Familjet shqiptare nuk paguajnë nivele të tilla për taksat dhe tarifat vendore, duke treguar që pjesa më e madhe e barrës fiskale të bjerë mbi tatimpaguesit biznese.

 

Por edhe pse me këto kosto pushteti lokal në vendin tonë nuk po azhurnohet me detyrat dhe përgjegjësitë që i takojnë edhe pas reformës territoriale.

 

Ende nuk po funksionojnë shërbimet minimale për pastrimin e territoreve. Plehrat vijojnë të jenë shqetësim madhor  në të gjithë vendin por sidomos në zonat turistike, duke e dëmtuar rëndë imazhin e vendit.

 

12