Shqiptarët të parët për nga numri i të burgosurve në Europë

Për më shumë se dy dekada organizatat kriminale shqiptare janë rritur në numër dhe shkallë sofistikimi si dhe janë zgjeruar në aspektin e rritjes dhe aftësive për të organizuar opercione kriminale.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga qendra për studimin e demokracisë dhe qeverisjes me mbështetje nga Fondacioni Friedrich Ebert Stifstund.

Në gjetjet e studimit thuhet se këto organizata kriminale dhe personat e përfshirë në krim të organizuar, shpesh nuk e kufizojnë veprimtarinë e tyre vetëm tek aktivitete të paligjshme, por bëjnë përpjekje për të penetruar veprimtaritë e ligjshme ekonomike në vend.

Ato investojnë para në aktivitetet e ligjshme dhe biznese, të cilat përdoren për të pastruar të ardhurat e fituara nga veprimtaria kriminale.

Shqetësues është edhe fakti se këto organizata kriminale apo individë përdorin lehtësirat ligjore administrative të shtetit, apo edhe forma të tjera përfitimi.

Kriminaliteti është evidentuar edhe jashtë Shqipërisë. Kështu në 2016 kishte 5722 të burgosur shqiptarë në vendet e BE.  Ndërkohë për 2017 në Greqi numërohen 2850 të burgosur, në Itali 2598 dhe në Mbretërinë e bashkuar 716, por për vitin 2017.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne