Shqiptari arratiset për herë të katërt nga burgu, vritet nga policia maqedonase

Një shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje në Maqedoni, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë; ngjarja ndodhi në Tetovë. Viktima Jeton Rexhepi, 38 vjeç, ishte dënuar për vrasje.

Ai ishte arratisur edhe vite më parë nga burgu, në 2012, në 2014 dhe në 2016 dhe Policia e kishte kapur.

Kjo ishte tentativa e katërt e tij dhe e Policisë për ta ndaluar arratisjen e tij.

Por, këtë radhë Rexhepi iu kundërpërgjigj me armë zjarri.

Burimet e para nga terreni, sipas mediave maqedonase, thanë se, Rexhepi ishte i armatosur dhe hapi zjarr drejt Forcave Speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Të dhënat jozyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne