Shqiptari nga Kosova mashtron dhe kërcënon priftin malazez

Shtetasi i Kosovës Ermal Tershnjaku do të deportohet nga Mali i Zi pasi që kërcënoi priftin e Ulqinit Sinisha Smiliq.

Këtë vendim e solli prokurori shtetëror Faruk Resulbegoviq i cili, siç transmeton „Vijesti“, sot në mëngjes e mori në pyetje shtetasin e Kosovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale „kërcënim i sigurisë“.

Tershnjaku iu prezantua rrejshëm Smiliqit si pronar i një furre në Ulqin duke i kërkuar para. Pas përgjigjes negative, vijuan kërcënimet e drejtpërdrejta pas të cilëve Smiliqi njoftoi policinë, e cila e arrestoi shtetasin e Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne