SHQIPTARIA, PENGU EURO-AMERIKAN!

Nga Savash VELIU

Pavarësisht si dukemi së jashtmi, Evropa e veçanërisht SHBA-ja po mba peng shqiptarinë ngase Ballkani jugor sot komplet i takon zonës së interesit gjeopolitik Amerikan, i cili u projektua si plan uzurpues që në vitin 1977, derisa në anën tjetër parapërgaditej edhe rrënimi i bashkimit sovjetikë duke e varrosur brenda Avganistanit si shkaktar i dështimit në Vietnam. Kështu më lehtësisht do kalonte edhe ballkani nën kontrollin total të SHBA-ve pas marrëveshjes së Yalta’s, si rruga tranzitore drejtë Lindjes së Mesme.

Projekti u konspirua me procesin e montuar përmes shqiptarëve naiv gjatë ‘demostratave të vitit 1981’ si hapë drejtë rirobërisë shqiptare që mezi kishin arritur fitoren e shumpritur me Kushtetutën e vitit 1974. Kushtetutë që shqiptarët si popull i renditi në vend të tretë mes popujve jugosllav ku avancoj edhe themelimin e Autonomisë Politike dhe Universitare si makineri çliruese prej kthetrave të sllavoserbëve duke arritur sistematikisht drejtë shtetësisë institucionale edhe mediale si liri i shumëpritur intelektual, ekonomik, politik, social etj. Por i gjithë ky process qe një ëndërr i zhbërr përgjithmonë mbase ishte në pyetje interesi i ngusht amerikan. Nejse kjo punë ka marr fund dhe mësimi i duhur prej tij kurrë nuk u nxorrë, për keqardhje!

Por me ardhjen e sistemit pluralist menduam se; Kapitalizmi dehumanizon si qenie, por të paktën do përmirëson mirëqenien ekonomike, por ky edhe dehumanizoi edhe varfëroi si shoqëri skajshmërisht duke u zhytur në agoni të pafund.

Më anë tjetër, tashmë të gjithë u mësuam më këtë realitet dëshpërues që shqiptarët ende të vazhdojnë të jenë pengu Amerikan i cili nuk lejon investime të firmave strategjike që drejtohen në adresë të ballkanit shqiptar si nga Evropa ashtu edhe nga Turqia. Kuptohet pse pengon të tjerët, por skuptohet pse investimet e vet kompanive Amerikane i pengon!?

Shkaku se; Pushteti i vërtetë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e tjera shtete janë nën Ambasadat Amerikane, të cilët kryesisht operojnë ‘’egër’’ përmes CIA-s dhe “butësisht” përmes SOROS-it. Gjitha shtetet të lartpërmendura SHBA-ja ua ka cënuar Pushtetin në nivele protektoratësh të administruar nga ambasadorët amerikan. Ambasadës Amerikane dhe Amerikës i interesojnë vetëm të korruptuarit politik dhe ato medial, pasi ata janë gati të shesin gjithçka dhe të falin çdo gjë, dhe mbi të gjitha kontrollohen shumë lehtë. Janë politikan kukulla skenike që Shitën dhe Shkatërruan Shqiptarinë në interes të padronit amerikan!

Nga kjo mund të konkludojmë se, “të jesh i korruptuar” është cilësia themelore që Ambasada Amerikane ka kërkuar tek këta individë ish-komunistë dhe të shantazhueshëm deri në ekstrem. Të gjitha rrugët të çojnë tek CIA dhe tek Ambasada Amerikane. Çdo ambasador i emëruar amerikan në shtetet ballkanike janë kryetar dhe kryeministrat e atyre shteteve të shndëruara në shtete jofunksionale. Dhe kështu gjithçka nga sovjeto-serbët u zëvendësua nga Perandoria Amerikane, që për 28 vite fatprerët Shqiptar vështir arrijnë ta kuptojnë këtë mashtrim kolosal, e dhimbshme, por një realitet.

Mjafton të njohësh kapacitetet ekonomike amerikane dhe të dëshmosh zero investime amerikane në Shqiptari dhe të kuptosh rolin e saj të vërtetë këtu tek ne. Në ballkanin jugor SHBA-ja u vendos me qëllimin e vetëm të kontrolloj gjeopolitikën, pasuritë, rrugët gjeostrategjike dhe gjeoenergjetike që kalojnë drejtë evropës, e jo për shqiptarët sy bukurë ‘’Arian’’, që ua cungoi politikbërjen nacionale duke përdorur tokat shqiptare sot si monedh kusurimi politikë (shantazues) me fqinjësitë…!!!

Populli Shqiptar ska nevoj të ushqej anti-amerikanizëm, kjo për arsyen e thjeshtë se nuk kemi shtet dhe asnjë mundësi, por Shqiptarët kanë çdo të drejtë dhe çdo mundësi që të kërkojnë transparencë për një kontratë më të ndershme dhe më të drejtë me Perandorinë Amerikane, nëse jo, atëherë të përpiqen të kërkojnë alternativa tjera si shembull shpallja e bashkimit të dy shteteve shqiptare dhe bashkangjitja e tyre si krahin e 82-të ndaj Republikës së Turqisë!

Pse kjo?! Thjeshtë, ngase Turqia si shtet arrinë të ushqej 4-5 milion refugjatë duarthatë përse atëhere të mos ushqej pa problem shqiptarët me të gjitha resurset nëntoksore dhe mbitoksore që i posedojnë si popull dashamirë dhe fisnik.

Prandaj, Forca Shqiptari! Gjenero vet Fatin Tënd. Ndrysho gjendjen në të mirën Shqiptare. Perndryshe do kontrollohesh ende nga pushteti absolut të CIA-s, të SOROS-it dhe të Korporatës “Amerika” pa kurrfarë progressi /ardhmërie!

Si kuriozitet, sot Turqia arriti tia rrëxoi nivelin e Ambasadorit Amerikan në nivel të Konsulatit që deri dje udhëheqte Turqinë nga Brenda duke marr Fatin në dorë të vet!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne