Shqiptarja me nënshtetësi greke shpallet atletja më e mirë Europiane

16 vjeçarja shqiptare Elina Xhengo, është shpallur atletja më e mirë në Europë për muajin tetor.

Atletja e talentuar është me origjinë nga Korça, lindur e rritur në Halkidiki të Greqisë.
Ajo është shpallur kampione bote në hedhje shtize, më 16 Tetor, në Olimpiadën e Argjentinës, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m.

Një tjetër triumf për atleten 16-vjeçare të “Kentaurus” Halkidiki, titulli si Atletja më e Mirë e Europës për muajin tetor, nga Shoqata Europiane e Atletëve. Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.

Sipas mediave helene Xhengo mori shtetësinë greke në vitin 2017, për shkak të pengesave ligjore në Greqi. Tashmë atletja me origjinë shqiptare ka arritur marrë dy medalje të rëndësishme ndërkombëtare duke ngritur flamurin e Greqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne