SHTATË SELAME

Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Fjala selam domethënë paqe. Kur’ani e cek shumë herë këtë shprehje, gjithnjë në kuptimin e paqes, prehjes, qetësisë, lumturisë njerëzore. Selami është fjalë e Zotit e dhuruar njerëzisë për marrëveshje e këmbim vlerash, për miqësi, afërsi, dëshmi të dashurisë. Me këtë shprehje zbutet vrazhdësia, arrihet prehja, modestia e shpirtit dhe respekti ndaj tjetrit. Ajetet e mëposhtme lexohen nga muslimanët në raste të ndryshme, të gëzimit dhe hidhërimit, shëndetit dhe sëmundjes, të rrezikut e ankthit, lumturisë e dashurisë. Te një pakicë muslimane është bërë e zakonshme që këto ajete t’i shkruajnë nëpër hajmali, t’i bartin me vete kundrejt ndonjë të keqeje. Shtatë ajetet e Kur’anit në të cilën fjala “selam” fjala domethënë paqe janë:
1) “Paqe! Do të jetë fjala prej Zotit Mëshirëplotë!” Surja Jasin, 58.
2) “Paqja qoftë mbi Nuhin nga të gjitha botët.” Surja Es-Saffat, 79.
3) “Paqja qoftë mbi Ibrahimin.” Surja Es-Saffat, 109.
4) “Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin.” Surja Es-Saffat, 120.
5) “Paqja qoftë mbi Ilijasin.” Surja Es-Saffat, 130.
6) “Paqja qoftë mbi të Dërguarin.” Surja Es-Saffat, 181.
7) “Paqe është ajo deri në daljen e agimit.” Surja El-Kadr, 5.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017, fq. 791-792.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne