Shtëpia e Bardhë: Muri Perëndimor pjesë e Izraelit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Murin Perëndimor si pjesë të Izraelit, sipas një marrëveshjeje përfundimtare të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve, deklaroi një zyrtar i lartë i administratës Trump gjatë një konference për shtyp, përpara vizitës në rajon të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

“Ne nuk mund të parashikojmë ndonjë situatë sipas së cilës Muri Perëndimor nuk do të jetë pjesë e Izraelit”, tha zyrtari pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit që shkaktoi një rritje të tensioneve në rajon.

Muri, mbetjet e Murit Perëndimor të Tempullit të Dytë, është një vend i shenjtë judaik, por edhe vendi kryesor i tensioneve fetare në Jeruzalem, i njohur ndryshe si Mali i Tempullit për hebrenjtë dhe Shenjtërorja Fisnike për myslimanët.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence do të nisë turin e tij të martën në Egjipt, Izrael dhe Gjermani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne