Shtetasit turq në Shqipëri votuan për zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale në Turqi

ë kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme dhe ato presidenciale, të cilat do të mbahen më 24 qershor në Turqi, janë hapur të dielën dy kuti votimi në ambientet e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, ku patën të drejtën e tyre të votës, rreth 1.350 persona, shtetas turq të cilët jetojnë në Shqipëri.

Qendra e votimit është hapur në orën 09:00 sipas orës lokale dhe është mbyllur në orën 21:00 po sipas orës lokale.

Në një deklaratë për shtyp, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se zgjedhjet janë elementi kryesor i sistemeve demokratike dhe se në një farë mënyrë janë hapi i parë i marrëveshjes mes popullit dhe udhëheqësve politikë.

“Në 5 vitet e fundit rendi kushtetues i demokracisë sonë është gjendur përballë shumë sulmeve dhe si rrjedhojë kemi kaluar shumë ngjarje. E fundit prej tyre ishte edhe tentativa tinzare dhe e poshtër e FETO-s për grusht shteti më 15 korrik, me qëllim copëtimin e vendit. Por përballë gjithë kësaj të keqeje, populli turk me vendosmërinë e fortë, qetësinë, unitetin dhe bashkimin, doli fitues si gjithmonë”,- tha ambasadori Yörük.

Ndërkohë në vijim duke vënë në dukje se shpreson që bashkë me këto zgjedhje populli turk do të zgjedhë si gjithmonë forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe pavarësisë, ai shtoi: “Unë shpresoj që bashkë me këto zgjedhje populli turk do të zgjedhë si gjithmonë forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe pavarësisë. Shpresojmë që të kalojmë një ditë të qetë zgjedhore si dhe urojmë që këto zgjedhje të jenë në të mirë të popullit tonë”.

Vlen të përmendet se këto zgjedhje janë të rëndësishme për Turqinë, pasi është hera e parë që ato organizohen pas ndryshimit të rendit kushtetues, përmes të cilit Turqia u kthye në një republike presidenciale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne