Shtetësia e Janullatos/ “Je dumbabist, grekomanë”, Jazexhi-Bidos: I përket një shkolle injorantësh

Dhënia e shtetësisë shqiptare nga presidenti Meta për kryepeshkopin Anastas Janullatos ka shkatur debat në studion e ‘Fax News’ ndërmjet historianir Olsi Jazexhi dhe drejtorit të Arkivës së Shtetit Ardit Bido.

Olso Jazexhi ka deklaruar se Janullatos po përballet me sulme për shkak se është grek dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Ndërsa sulmoi Ardit Bidon duke thënë se i përket një shkolle injorantësh të historisë së Shqipërisë.

Por Bido iu përgjigj se Jazexhi është një dumbabist dhe grekomanë, rryma që kanë qenë kundër kombëtarizmit në Shqipëri.

“I përket një shkolle injoranntësh shqiptarë, ti je radikal IiPDIU-së, ky I thotë jam Haxhi Qamili. Ky Shpërim Idrizi që mbështet ti shkon në Turqi dhe thotë:  Më mbështesni mua se jam kundërgrekëve’, tha Jazexhi.

“Ti je haxhiqamilist dhe grekomanë. Dumbabistët dhe grekomanët janë bashkuar kundër atdhetarëve”, tha Bido. (B.H/Faxweb)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne