“Shteti jam unë! Vetë shkruaj vetë vulos!” deputeti reagon ashpër pas kthimit të ligjit për “Kadastrën”

Ish-ministri i Bujqësisë, njëherësh deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ka reaguar pas kthimit në Kuvend nga presidenti Ilir Meta të ligjit për Kadastrën.

Panariti thekson se Rama kërkon që tapitë, provat, kundër-provat, matjet, rimatjet, korrigjimet e kufijtë të vjetër e të rinj të pronave të shqiptareve ti dizejnojë vetëm vetë duke nxjerrë jashtë loje gjykatat.

Sipas tij trau i fundit i antikushtetueshmërisë mbetet Presidenca, ndërkohë që shtoi se kartonët e komanduara të shumicës, nuk mund të shkelin mbi pronat e shqiptareve.
Panariti shkruan më tej se agjencia shtetërore e kadastrave në varësi të kryeministrit nxjerr jashtë loje gjykatat dhe kushtetutën.

Postimi i Panaritit në Facebook:

L’Etat c’est Moi!.. Shtetit jam Une!.. Vete shkruaj, vete vulos?

Tapite, provat, kunder provat, matjet, rimatjet, korigjimet e kufijte te vjeter e të rinj të pronave të shqiptareve, tani i dizenjon dhe i regjistron vetëm një dore!

Kjo dore është Agjencia Shteterore e Kadastrave (ASHK) në varesi të Kryeministrit. Perfundimisht, nxirren jashte loje gjykatat , jashte loje Ministria e Drejtësise! Jashtë loje Kushtetuta e Shqipërisë!

Ligji i Kadastres do të rrezohej me lehtesi nga Gjykata Kushtetuese, për cenim flagrant të së drejtës së prones, por ajo nuk funksionon. Prandaj trau i fundit i antikushtetueshmerise mbetet Presidenca.

Kartonat e komanduara të shumices, nuk mund të shkelin mbi pronat e shqiptareve, nuk mund të shkelin mbi Kushtetuten! Ky do ishte instalim i diktatit dhe i diktatures!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne