Shteti terrorist i Izraelit vazhdon të kryejë çdo ditë masakra ndaj civilëve të pafajshëm palestinezë

Shteti terrorist i Izraelit vazhdon të kryejë çdo ditë masakra ndaj civilëve të pafajshëm palestinezë.

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë raportoi se, sot të premten më 28 Shtator 2018, në lindje të Rripit të Gazë 6 palestinezë kanë rënë dëshmorë, midis tyre dy fëmijë dhe 506 të tjerë të plagosur me plagë të ndryshme dhe 210 prej të plagosurve janë dërguar nëpër spitale.

Ne mesin e të plagosurve, 90 prej tyre kanë marrë plagë nga plumba armësh zjarri, 3 prej tyre janë në gjendje të rrezikshme, një i plagosur në gjendje tepër kritike për jetën.
Theksojmë se në mesin e të plagosurve ndodhen edhe 35 fëmijë, 4 gra, 4 infermierë (njëri prej tyre është plagosur me plumb) dhe 2 gazetarë.

Burimi: Ambasada Palestineze ne Shqiperi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne