Shtohen kompetencat e Pentagonit në Siri dhe Irak

Presidenti i Amerikës i ka dorëzuar sekretarit amerikan të mbrojtjes kompetencat për sistemimin e masës së ndërhyrjes dhe pranisë ushtarake të këtij vendi në Siri dhe Irak.

Gazeta “Hill” të mërkurën në një raport të saj ka shkruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, i ka dhënë kompetenca të plota Xhejms Mattis, sekretarit amerikan të mbrojtjes, për të sistemuar numrin e forcave ushtarake të këtij vendi në Siri dhe Irak. Kompetencat e reja që Trump i ka dhënë Pentagonit në lidhje me ndërhyrjen dhe praninë ushtarake të Amerikës në Siri dhe Irak, janë në kohën kur gjatë viteve të fundit me mijëra civilë sirianë dhe irakianë janë vrarë ose plagosur gjatë agresionit ushtarak të Amerikës në këto dy vende. Shqyrtimet e grupit monitorues “Airvers” tregojnë se të paktën 2500 civilë janë vrarë vetëm gjatë sulmeve ajrore të koalicionit amerikan në Irak dhe Siri. Agresioni ushtarak i Amerikës në Siri dhe Irak bëhet me pretendimin e luftës kundër terroristëve, ndërkohë që Amerika dhe partnerët e saj perëndimorë dhe arabë janë krijuesit dhe mbështetësit kryesore financiar dhe me armatime të grupeve terroriste si ISIS dhe Fronti Nusra./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne