Shtohen sulmet e sionistëve ndaj objekteve të shenjta islame në Palestinën e pushtuar

Në bazë të statistikat të Ministrisë për Vakëfe dhe Çështje Fetare të Palestinës, sulmet e kolonëve sionistë kundër objekteve të shenjta islame në Palestinë janë shtuar në masë të madhe gjatë këtij vendi.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Palestinës të hënën me anë të një deklarate, ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë muajit tetor kanë kryer 125 sulme ndaj objekteve të shenjta islame në Palestinën e pushtuar dhe 65 herë kanë ndaluar transmetimin e ezanit nga xhamia e Ibrahimit a.s.. Në deklaratën e kësaj ministria palestineze thuhet se mbi 23 mijë kolonë sionistë të mbështetur nga forcat ushtarake izraelite, kanë hyrë me forcë në xhaminë e Ibrahimit a.s. gjatë muajit tetor dhe kanë zhvilluar ritualet e tyre sioniste. Gjatë këtij viti mbi 20 mijë kolonë sionistë të mbështetur nga forcat ushtarake sioniste kanë hyrë me forcë gjithashtu në xhaminë Aksa dhe ky numër në krahasim me vitin e kaluar është rritur me gati 60 %. Vlen të theksohet se me hyrjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe me mbështetjen e gjithanshme të tij ndaj regjimit sionist, krimet e këtij regjimi kundër palestinezëve dhe kundër objekteve të shenjta islame në Palestinë janë shtuar në masë të madhe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne