Shtohen zërat në botë për heqjen e taksës ndaj Serbisë: Bregu i Fildishtë kritikon në OKB Kosovën

Përfaqësuesi i Bregut të Fildisht në OKB, Bernard tanoh-Boutchoue ka dhënë disa kritika ndaj Republikës së Kosovës, gjatë sesionit të sotëm të Këshillit të Sigurimit.

Sipas tij, Kosova duhet ta heq taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Po ashtu, shteti afrikan ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Shteti jonë i ben thirrje komunitetit që mos të shtojnë tensionet dhe që të rikthejn besimin reciprok. Ne mendojmë se tarifa 100 për mallrat nga Serba dhe Bosnja do të cenonin negociatat dhe marrëveshjen e tregtisë së lirë. Ne kërkojmë që të hiqen gjitha pengesat për krijimin e Asociacionit të Komunave sepse do të kontribuonte në uljen e tensioneve. Ne mirëpresim faktin e arrestimit të katër personave të implikuar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne