Shtohet borxhi me 128 mln euro, detyrimet shkojnë në 7.9 mld euro

Borxhi i jashtëm bruto i vendit shënoi rritje të mëtejshme në vitin 2017 duke kapur vlerën e 7.9 miliardë eurove me shtesë prej 46 milionë eurosh, sipas raportimeve të Bankës së Shqipërisë që i referohen të dhënave të tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Peshën  më të madhe në detyrimet e jashtme të vendit e ka qeveria me rreth 3.5 miliardë euro. Borxhi i qeverisë qendrore u zgjerua më tej vitin e kaluar me rreth 128 milionë euro për qind në krahasim me një vit më parë.

Në fund të vitit të kaluar detyrimet e qeverisë zunë 44 për qind të totalit të borxhit që ka ekonomia e vendit me jashtë.

Në drejtim të kundërt me qeverinë kanë ecur borxhet e Bankës së Shqipërisë, detyrimet e  së cilës ulen më 10 milionë euro duke arritur një total prej 57 milionë eurosh në vitin 2017 në raport me një vit më parë.

Detyrimet e bankave  u rriten me rreth 3 milionë euro, teksa biznesi privat ka shënuar ulje të detyrimeve për të njëjtin vit me 3 milionë euro.

Qeveria pritet ti rrisë më tej detyrimet gatë periudhës afatmesme 2018-2020, pasi është planifikuar që të ketë dhe një shtesë financimi të huaj në formën e huave tregtare ose nëpërmjet daljes në tregjet ndërkombëtare me Eurobond.

Ministria e Financave sqaron se kjo shtesë financimi vlerësohet si e nevojshme për të ulur presionin në tregun e brendshëm, për të shmangur mundësinë e mosrealizimit të huamarrjes së brendshme ose përkeqësimin e treguesve të rrezikut, si edhe për të garantuar valutën e nevojshme për shlyerjen e ripagesave të borxhit të jashtëm, të cilat gjatë periudhës afatmesme 2018-2020 vlerësohen në rritje. Pavarësisht rritjes së financimit të huaj, niveli i borxhit të jashtëm do të synohet të qëndrojë brenda objektivit strategjik afatmesëm për të mbajtur nën kontroll rrezikun e kursit të këmbimit.

Niveli i borxhit të brendshëm dhe atij të jashtëm në raport me totalin janë përkatësisht rreth 53% dhe 47%,

Banka e Shqipërisë mat borxhin e jashtëm të Shqipërisë, si borxh bruto që paraqet vetëm një nënkategori të detyrimeve të Shqipërisë kundrejt vendeve të tjera, të raportuara në pozicionin e investimeve ndërkombëtare. Në borxhin e jashtëm janë përfshirë vetëm instrumentet financiare me karakter borxhi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne