Shtohet niveli i varfërisë në Izrael

Në kohën kur qendra të ndryshme studimore dhe hulumtuese flasin për shtimin e nivelit të varfërisë në Izrael, kabineti qeveritar i regjimit sionist vazhdon politikat e tij luftënxitëse.

Qendra studimore Taub, ka njoftuar se Izraeli ka nivelin më të lartë të varfërisë në mesin e vendeve anëtare në organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik OECD. Izraeli është anëtarësuar në këtë organizatë në vitin 2010. Organizata në fjalë për çdo vit nxjerr raporte mbi nivelin e varfërisë tek vendet anëtare. Që nga koha e anëtarësimit, Izraeli për çdo vit ka patur nivelin më të lartë të varfërisë në krahasim me vendet e tjera. Varfëria është kthyer në një nga problemet më të spikatura në territoret e pushtuara. Niveli i varfërisë në Izrael, përfshin ato familje të ardhurat e të cilave janë më pak se 821 dollarë në muaj. Sipas statistikave të publikuara nga instituti kombëtar i siguracioneve në Izrael, më shumë se 1.7 milion izraelitë, d.m.th. 21.7% e popullsisë, jetojnë nën nivelin e varfërisë. Me fjalë të tjera 1 në çdo 5 izraelitë jeton nën nivelin e varfërisë. Kjo përqindje përfshin 460,800 familje dhe 764,200 fëmijë. Në këtë raport thuhet se numri i familjeve izraelite që kanë jetuar nën nivelin e varfërisë në vitin 2014 ka qenë 18.8% e cila më pas në vitin 2015 është rritur në 19.1%. Lind pyetja se cili është shkaku kryesor i shtimit të nivelit të varfërisë në territoret e pushtuara. Padyshim se një prej shkaqeve kryesore të shtimit të nivelit të varfërisë, është politika luftënxitëse e kabinetit qeveritar të Izraelit. Për zhvillimin e ekonomisë në plan të parë nevojitet stabilitet brenda dhe më pas në nivel rajonal. Destabiliteti dhe trazirat rajonale, kanë ndikuar negativisht edhe në stabilitetin dhe sigurinë e brendshme të regjimit sionist.

Izraeli është një prej faktorëve kryesorë të destabilizimit të rajonit të Lindjes së Mesme. Ai është përgjegjës për nisjen e tre luftërave në Gaza dhe luftën me Hezbullahun e Libanit në 9 vitet e fundit dhe kryesisht në vitet 2008, 2012 dhe 2014. Përveç kësaj prej vitit 2015 e deri më tani, Izraeli përballet me intifadën e Kodsit të palestinezëve kundër këtij regjimi. Edhe pse Izraeli që nga viti 2014 e tutje nuk ka nisur dhe nuk ka krijuar luftë në Gaza, mirëpo ky regjim disa herë ka kryer operacione ushtarake dhe ka sulmuar Sirinë. Marrja e masave të reja për luftë është në prioritet të kabinetit të Netanjahut, për të cilat me padyshim nevojitet një buxhet i caktuar. Kohët e fundit kabineti qeveritar i regjimit sionist njoftoi se ka hartuar një program të ri për trajnimin e forcave ushtarake të tij. Pjesë e këtij programi është ndërtimi i qendrës trajnuese të quajtur Sanir në veri të Palestinës së pushtuar. Sipas autoriteteve izraelite shuma që do të shpenzohet për ndërtimin e kësaj qendre është 400 milion dollarë. Ndërkohë në 4 vitet e kaluara, regjimi sionist ka ndërtuar më shumë se 40 qendra të vogla për trajnime ushtarake. Pasoja më e rëndësishme e politikave luftënxitëse të regjimit sionist është ndikimi negativ në procesin e investimit dhe të thithjes së investitorëve, si dhe ulja e buxhetit të shërbimeve sociale dhe mirëqenies sociale. Si rezultat kabineti i regjimit sionist për të rikuperuar deficitin buxhetor, në dy vitet e fundit ka shtuar taksat duke ushtruar presion mbi banorët e territoreve të pushtuara. Vazhdimi i kësaj rrjedhe me padyshim do të rezultojë me shtimin akoma më të madh të nivelit të varfërisë në Izrael./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne