Shtohet numri i refugjatëve që lëvizin nëpër Maqedoni

Në Republikën e Maqedonisë numri zyrtar i refugjatëve dhe migrantëve që qëndrojnë nëpër kampe është mbi 200. Por, numri i refugjatëve dhe migrantëve që lëvizin nëpër rrugë është shumë më i madh. Sipas të dhënave të Sektorit për Azil, i Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2017, janë paraqitur 147 kërkesa për azil. Këto të dhëna u prezantuan në Raportin vjetor të Komitetit të Helsinkit për vitin 2017, raport ky për gjendjet e konfirmuara dhe respektimin e të drejtave të refugjatëve, migrantëve dhe kërkuesit për azil, që kalojnë tranzit nëpër Maqedoni.

URANIJA PIROVSKA, DREJTORESHË E KOMITETIT TË HELSINKIT
“Në muajt e parë të krizës, përgjigja e parë, dora e parë e zgjatur për ndihmë erdhi nga organizatat humanitare sidomos nga Legis, që ju ndihmuan që të mbijetojnë me ushqim, me ujë, pastaj Kryqi i Kuq i RM-së, Llastrada, Komiteti i Helsinkit, i cili gjithashtu ka qenë në teren dhe gjatë gjithë kohës shikonte se çfar po ndodh. Në muajt e parë ishim të koncentruar në atë se si zyrtarët policor veprojnë dhe si e pranojnë dhunën dhe sa ajo dhunë ishte në raste të caktuara e nevojshme që të ndryshohet”.

Koordinatorja e projektit “Reflektimi i krizës së emigrantëve në vitin 2017” Elena Bërmbeska, prezantoi 12 rekomanimet e Komitetit të Helsinkit për gjendjen e vendit gjatë vitit të kaluar dhe se si migrantët dhe refugjatët janë trajtuar nga institucionet dhe sidomos nga zyrtarët policor.

ELENA BËRMBESKA, KOORDINATORE E PROJEKTIT
“Problemi kryesor gjatë 2017-ës, ose praktika që në asnjë moment nuk është ndërprerë. Bëhet fjalë për depërtimin ilegal të refugjatëve drejt  Serbisë, pra praktika që në njëfarë mënyre dëbimi i refugjatëve dhe migrantëve, pa u implementuar procedurë zyrtare, ose procedurë zyrtare në bashkëpunim me zyrtartaët e sigurisë greke. Për fat të keq, kjo ishte një praktik që në vazhdimsi vërehej gjatë gjithë vitit”.

Në këtë projekt përveç 4 organiztatave partnere, kanë marrë pjesë edhe 20 organizata qytetare, 15 nga Serbia dhe 5 nga Maqedonia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne