Shtresat e mëdha të akullit të vërejtura në Mars, mund të jenë burim potencial i ujit për njerëzit që zhvillojnë eksplorime në të ardhmen, kanë thënë kërkuesit e Shteteve të Bashkuara.

Duke i përdorë pamjet nga një anije e agjencisë NASA, e cila është në orbitë, shkencëtarët kanë detektuar tetë vende me akull, disa me lartësi një metër mbi sipërfaqe dhe në thellësi deri në 100 metra ose më tepër, në paralelet e mesme të planetit, theksohet në një raport të publikuar dje në gazetën amerikane, Journal.

Megjithqë për një kohë të gjatë është e njohur se akulli ekziston në Mars, Colin Dundas, nga Qendra e mbikëqyrjes gjeologjike në Shtetet e Bashkuara, tha se “ishte befasuese për të gjetur akull të ekspozuar në sipërfaqe në këto vende”.

Studimi i parë i gjetjes së ujit në Mars ishte publikuar në revistën Science në vitin 2010.

Por, shkencëtarët tash kanë zbuluar se akulli është më i përhapur se që mendohej më parë për ta përdorë si ujë në mbështetje të misioneve eksploruese të ardhshme robotike ose njerëzore, ka thënë Dundas.

Gjetjet e fundit janë të bazuara në pamjet dhe të dhënat e dërguara nga sonda, Mars Reconnaisance Orbiter, i lansuar në vitin 2005.

30