GJERGJI THANASI

gjeneral Todi me 4 yje

Këtë të enjte gjenerali me 4 yje Wolters komandant i forcave ajrore të NATO-s do vizitojë Shqipërinë, një aleate me popull ultra pro NATO-s e me qeveri problematike për NATO-n. Përtej pompozitetit teatralitetit dhe hosanarave të autoriteteve më të larta civile dhe ushtarake shqiptare gjeneralin e NATO-s mikëpritësit shqiptarë do ia urojnë mirëseardhjen, njëlloj si shtriga e përrallës Borëbardhës: me tri mollë të helmuara.

Molla I

Shqiptari etnik dhe shtetasi kosovar Gent Caka (i natyralizuar si shtetas i Republikës së Shqipërisë nja një vit më parë), ndonëse zv/ministër i jashtëm nuk e kishte rruajtur tocin fare për tu pajisur me certifikatë sigurije për nja 14 muaj rrjesht. Certifikata është e domosdoshme për atë pozicion pune. Kur Presidenti Meta, nuk pranoi dekretimin e këtij gjakovarit si ministër i jashtëm i Shqipërisë, ndër të tjera nxorri si shkak apo sebep mos pajisjen e Cakës me certifikatë sigurie. Rilindja në pushtet e pajisi brenda ditës (pa bërë kurrfarë verifikimi brenda e jashtë Shqipërisë) Gent Cakën me certifikatë sigurie. Ky veprim tregon sot, që certifikatat e sigurisë të lëshuara nga zyra përkatëse e shtetit shqiptar, kanë edhe më pak vlerë sesa një certifikatë e trungut familjar e lëshuar nga Zyra e Gjendejes civile e Qarkut Durrës. Në Durrës një certifikatë të tillë e merr për dy ditë, që nëpëunsja e gjendjes civile të ketë kohë të mjaftueshmë për të bërë verifikimet e duhura. Një certifikatë sigurie e me demek standartit të NATO-s jepet brenda ditës pa asnëj verifikm! Aferim! Me një shtet të tillë butaforik si Shqipëria, ku “Fshatrat Potjemkin” janë rregull jo përjashtim, kuptohet se në vend të sigurisë ne u ofrojmë aleatëve tanë të NATO-s…….

Molla II

Një nga tre oficerët e përfshirë në aferën e radarëve të ushtrisë shqiptare në shërbim të mafies shqiptare dhe krimit të organizuar transnacional ishte edhe Gjen/maj Maksim Malaj me cilësinë e Drejtorit të QNOD-së Durrës. Italianët (GDF dhe ish SISMI) provuan përtej cdo dyshimi të arësyeshëm se radarët goxha modernë Lockheed Martin të ushtrisë shqiptare ishin vënë në shërbim të kriminelëve lokalë dhe një nënklani të Cosa Nostras. Peshkarexhat italianëe si psh. “Arizona” apo “Fatima”, që ngarkoheshin në Bisht Pallë me tonelata kanabis e me raste edhe me armë, muncione e lëndë plasëse kishin “suportin teknik” të gjen/maj. Malajt si drejtor. “Urithi” në QNOD, që komunikonte me celular me narkotrafikantët në peshkarexhën italiane Fatima si edhe  ata në breg ishte rekrutuar si punonjës i QNOD-së me firmën e gjeneralit në fjalë. Për koincidencë ish ministrja e mbrojtjes Kodheli e emëroi gjen/maj. Malajn në janar 2014 si drejtor të QNOD-së vetëm 4-5 muaj pas ardhjes në pushtet të RIlindjes. Vetëm 4-5 muaj pas emërimit të gjeneralit drejtor, krahas transportit të kanabisit me gomone për në Itali filloi edhe transportimi me peshkatore i kanabisit dhe armëve e municioneve për në Sicili (disa porte të vogla afër Katanias). Koincidencë asgjë më shumë!

Kryeministri kryerilindas vetëm 3 ditë më parë, për koincidencë gjeneralin në fjalë e emëroi këshilltar të sigurisë kombëtare (SIC!). Një emërim i tillë nuk do komente e llafe të kota. Një emërim i tillë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s e shndërron në thuajse “shtet batakci” edhe më zi se Malin e Zi në kohën e Gjukanovicit dhe skafeve të cigareve kontrabandë, që niseshin nga Zhelenika drejt brigjeve të Puljes.

Gon Tarja i Rilindjes

Molla III

  1. Afrim Bakaj drejtor i Autoriteti Portual Durrës pasi qëndroi në detyrë vetëm 11 muaj u lirua nga detyra me firmën e ish gruas së Sokol Ballës dhe në vend të tij u emërua Agron Tare (vëllai i Iglit dhe Auronit). Zyrtarisht gjatë ceremonisë së prezantimit u tha se ky emërim u bë, sepse në Portin e Durrësit do të bëhen investime prej dhjetra milion eurosh për rehabilitim kalatash portuale, thellim të kanalit dhe të akuatoriumit të portit. Sipas zv/ministrit Shkreli, që bëri prezantimin, drejtori i ri mund t’i menaxhojë më mirë këto dhjetra milion euro investime sesa i vjetri!!!! Në pamje të parë normalisht z. Bakaj një socialist 24 karatësh dhe një ish oficer këmbësorije nuk e meritonte të menaxhonte dhjetra milion euro investime.

Personalisht nuk mendoj se kemi të bëjmë thjesht me dërgimin në Durrës të një “kamarieri” nga Tirana për të ndarë fetat e “tortës” dhjetra milion euroshe të investimeve. Duke lexuar CV e z. Tare Agron, sepse për koincidencë më vinin nëpër mend fraza e fjalë (key words hesapi) të tilla si: rilindje e kërkesës në tregune evropian për heroinën afgane, Stamboll, Bolonja, Cosa Nostra, italisht, anglisht, frëngjisht, tunxh mysafir, scommesse trucatte etj. Me dhimbje më duhet të pranoj se z. Bakaj nuk kishte kapacitet e nuk mund të menaxhonte as cunat nga Mesagne ish eksponetë të ish SCU-së jo më ndonjë nën klan sicilianësh…. Për këtë mollën e tretë publikisht pyes amerikanët, nëse i kanë dhënë në mënyrë informale Rilindjes shqiptare edhe lincencën për “të bardhën” e “të kuqen”, ashtu sic i dha z. Lu Skënderbeut të Spiropalit lincencën për të kultivuar masivisht e për të eksportuar fuqimisht në tregejet evropiane, e aziatike (Turqi) bimën e bekuar të “majdanozit”?!??!?!

P.S. Si i krishterë i mirë, qëjam, ndeza një qiri në kishë dhe iu luta Zotit, që stafi i rekrutuar lokalisht ta përkthejë me denotation e connotation shkrimin tim për ta bërë të aksesueshëm për gjeneralin me 4 yje Tod, që këtë të enjte viziton Atdheun tim: vend anëtar i NATO-s por edhe kandidat për shtet batakci!!!!!!!!

87