Shtyhet ‘Marrëveshja e Shekullit’ e cila do të mbahet mes SHBA-së dhe Izraelit

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, David Friedman njoftoi seështë shtyrë Plani i Paqes në Lindjen e Mesme, i cili pritet të shpallet nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe i njohur si “Marrëveshja e Shekullit”.

Sipas gazetës Jerusalem Post, ambasadori i SHBA-së në Tel Aviv, Friedman ka bërë një deklaratë për gazetarët gjatë një vizite të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Trumpit, John Bolton në Izrael.

Abasadori Friedman u shpreh kështu: “Plani i paqes i Trump-it (Izrael – Palestinë) nuk do të shpallet në shkurt dhe do të shtyhet për disa muaj.”

Duke theksuar se vendimi për shtyrjen e planit varet nga zgjedhjet e ardhshme në Izrael, Friedman vuri në dukje se një arsye tjetër për këtë është se Autoriteti Palestinez refuzoi këtë plan të SHBA-së.

Web faqja e lajmeve Debka e cila thuhet të jetë e afërt me burimet e inteligjencës izraelite, ka thënë të mërkurën e kaluar se për të fituar presidenti izraelit Benjamin Netanjahu në zgjedhje, Trump do të shpallë “planin e paqes” në muajin shkurt ose mars.

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar i Presidentit të SHBA-së Trump, Bolton erdhi në Izrael për të diskutuar në lidhje me koordinimin për tërheqjen e SHBA-së nga Siria.

ÇFARË PËRMBANË MARRËVESHJA E SHEKULLIT?

Thuhet se plani “Marrëveshja e Shekullit” i paraparë për zgjidhjen e çështjes Izrael – Palestinë dhe i mbështetur edhe nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, përfshin elemente që janë kundër palestinezëve, siq janë marrja e një pjese të territorit të Sinas, Jeruzalemi t’i lihet plotësisht Izraelit, vazhdimi i pranisë së shumicës së vendbanimeve ilegale hebraike në Bregun Perëndimor etj.

Në këtë plan thuhet se çështja e së drejtës për kthimin të rreth 6 milionë refugjatëve palestinezë të zhvendosur nga Izraeli nuk është e përfshirë dhe se me disa ndihma financiare ndaj palestinezëve, disa nga rrethinat e Jeruzalemit janë propozuar si kryeqytet.

Dhëndri dhe këshilltari i Trump-it, Jared Kushner dhe Përfaqësuesi Special për Negocimet Ndërkombëtare, Jason Greenblatt, shkuan në një turne në Lindjen e Mesme në qershor të vitit 2018 për të diskutuar “Marrëveshjen e shekullit”, duke vizituar Jordanin, Arabinë Saudite, Egjiptin, Katarin dhe Izraelin, por ata nuk kishin zhvilluar ndonjë takim me zyrtarët palestinez.

Gazeta HaYom e Izraelit kishte njoftuar se “Udhëheqësit e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Jordanisë kanë njoftuar se kanë mbështetur Kushnerin për planin “Marrëveshja e Shekullit.

Presidenti palestinez Abbas kishte thënë se pas vendimit të presidentit amerikan Trump për Jeruzalemin në muajin dhjetor të vitit 2017, SHBA-ja kishte humbur rolin e saj ndërmjetësues në çështjen Izrael – Palestinë dhe se nuk do të takohet me asnjë zyrtarë amerikan.

‘INICIATIVA PËR NDRYSHIMIN E QEVERISË PALESTINEZE’

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe kryenegociatori palestinez, Saib Ureykat kishte thënë se “turneu i Kushner dhe Greenblatt në Lindjen e Mesme ishte një hyrje në përpjekjen për të ndryshuar regjimin politik në Bregun Perëndimor dhe për të përmbysur qeverinë Palestineze”.

Zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri, në një deklaratë të bërë me parë për Anadolu Agency, kishte thënë se plani i SHBA-së për Marrëveshjen e Shekullit synon të legjitimoj Izraelin në rajon, ta normalizoj atë me vendet arabe si dhe të zhduk çështjen palestineze.

Bisedimet e paqes në mes të Izraelit dhe Palestinës u ndalën në prill të vitit 2014, sepse Izraeli “refuzoi të pranonj kufijtë e vitit 1967, të drejtën e kthimit të palestinezëve që i ishin nënshtruar migrimit të detyruar dhe ndalimin e ndërtimin e vendbanimeve hebraike”.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne