Shtyhet nga qeveria amerikane testimi raketor që do provojë se toka është e sheshtë

I vetëquajtur “shoferi më i famshëm i limuzinave në botë”, 61 vjecari Mike Hughes ka hasur në një pengesë gjatë përpjekjeve të tij për të provuar se toka është e sheshtë. Një agjenci federale bllokoi nisjen e raketës të bërë nga ai duke mos e lejuar që të përdorë tokën publike.
Raketa me avull ishte planifikuar të nisej nga Amboy, Kaliforni, një qytet i braktisur në shkretëtirën Mojave. Hughes nuk mundi të marrë leje nga byroja e menaxhimit të tokës për të kryer nisjen. Hughes pretendon se kishte marrë një lejë verbale para një viti, ndërsa tani ishte në pritje të miratimit përfundimtar nga Autoriteti i Aviacionit Federal (FAA).
“Po ndodh. Ne po lëvizim vetëm tre kilometra në afërsi të rrugës,” tha Hughes për The Washington Post të premten. “Kjo është ajo që ndodh sa herë që duhet të merresh me ndonjë agjenci qeveritare. Unë them se nisja mund të kryhet nga e marta. Duhen vërtet tri ditë për ta pregatitur … Ju nuk e kuptoni, nuk është aq e lehtë, sepse nuk supozohet të jetë e lehtë”.


Një zëdhënës i byrosë të menaxhimit të tokës (BLM) tha për Washington Post se nuk kishte pasur të dhëna zyrtare kontaktimi mes agjencisë dhe Hughes dhe se ai nuk kishte kërkuar leje speciale të nevojshme për të kryer nisjen.
“Dikush nga zyra jonë lokale arriti që ta takonte atë, pasi ishte vënë në dijeni nga lajmet, sepse kjo gje përbënte vërtet një lajm”, tha zëdhënësja e BLM Samantha Storms, citon The Washington Post.
Hughes, i cili kishte pohuar më parë se “mes shkencës dhe trillimit shkencor nuk kishte dallim”, dhe se “John Glenn dhe Neil Armstrong ishin masonë”, është një shkencëtar amator i cili raketën e tij të parë e ndërtoi në vitin 2014.
Ai është pjesëtar i ri i konvertuar në komunitetin e tokës të sheshtë, i cili ka të ngjarë se mund të jetë nxitur nga një fushatë e dështuar, e cila arriti të mbledhë 310 dollarë nga objektivi prej 150,000 dollaresh. Konvertimi i tij u bë publik gjatë një emisioni radiofonik.
“Kemi qenë në kërkim të ndonjë sponsorizuesi. Unë jam besimtar i tokës së sheshtë,” tha Hughes.”E kam hulumtuar dhe studiuar atë për disa muaj. Ata akoma nuk kanë derguar ende një njeri në hapësirë,”tha Hughes. “Janë 20 agjenci hapësinore të ndryshme në Amerikë, dhe unë jam personi i vetëm që do të vendos një njeri në raketë dhe do ta nis.”
Megjithatë, Hughes për automjetin e tij përdor teknologjinë e thjeshtë.”Unë kam njohuri mbi aerodinamikën dhe dinamiken e lëngshme dhe për sendet se si ato të mund të lëvizin në ajër. Kam njohuri në lidhje me madhësinë e cilindrit dhe majës së raketes dhe ndezjes të shpejtë të saj. Por kjo nuk është shkencë, kjo është vetëm një formulë”.
Hughes ka siguruar nje tjetër vend diku në një pronë private për fluturimin e tij prej 500 miljesh në orë nëpër shkretëtirën Mojave, ku ai shpreson se do të tërheqë vëmendjen e nevojshme dhe do të shënojë hapin e parë të programit e tij hapesinor të tokës së sheshtë. Ai shpreson që të mbledhë fonde të mjaftueshme për të kryer udhëtimin në atmoserën e sheshtë dhe si përfundim të hedhe poshtë konspiracionin ndërqeveritar që na e fsheh të vërtetën: që ne jetojmë në një disk te sheshte, lundrues në hapësirë, rrethuar nga një mur gjigand akulli./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne