Shtypi rus: Turqia po bëhet bazë energjetike

Ceremonia me rastin e përfundimit të etapës detare të gazsjellësit “Rrjedha Turke”, ku të pranishëm ishin gjithashtu Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, është mbuluar nga media ruse si pika kryesore e rendit të ditës.

“Izvestiya”, një prej gazetave prestigjioze të Rusisë, e ka përcjellë këtë zhvillim duke përdorur titullin “Goditje në shenjë: Turqia bëhet qendër e gazit rus”. Sipas saj, gazsjellësi “Rrjedha Turke” dhe Centrali i Energjisë Bërthamore në Akkuyu janë kthyer në simbol të partneritetit ndërmjet Turqisë e Rusisë.

Kurse e përditshmja “Vedomosti” e ka cilësuar gazsjellësin “Rrjedha Turke” si një prej dy projekteve më të mëdha të Gazprom-it në tregjet evropiane duke komentuar se “ndërtimi i këtij projekti nuk u ndërpre as në periudhën e krizës së avionit ndërmjet dy vendeve”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne