Shtypja me kamion në Stokholm, numri i viktimave shkon në 4, i të plagosurve 15

Sulmi i një dite më parë i ndodhur në Stokholm të Suedisë ka bërë që numri i viktimave të shkojë në 4, dhe i të plagosurve në 15.

Nga ana tjetër për këtë sulm është arrestuar vetëm një i dyshuar deri më tani.

“Mund të konfirmoj se katër persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur”, deklaroi një zëdhënës i policisë duke shtuar se një person ishte arrestuar pa dhënë detaje për identitetin e tij.

“Një kamion, sipas imazheve të publikuara në media, ka hyrë mes kalimtarëve në qendër të Stokholmit duke plagosur disa persona”, theksoi policia suedeze.

Sulmi, mbi të cilën policia nuk dha shumë detaje ndodhi pak para orës 13:00 GMT në afërsi të një dyqani të madh, në kryqëzimin e një arterie të rëndësishme dhe në rrugën për këmbësorë më të frekuentuar të kryeqytetit./SGazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne