Shuhen shpresat e Kurdistanit për pavarësi: tërbohet Amerika dhe Izraeli

Gjykata e Lartë Federale e Irakut sot mori vendim që asnjë rajon apo krahinë nuk mund të deklaronte ndarjen nga Iraku, duke reaguar kështu ndaj referendumit kurd për pavarësi, tha zëdhënësi i gjykatës.

Gjykata e Lartë Federale e Irakut këtë vendim e ka lëshuar si përgjigje ndaj kërkesës së qeverisë për të parandaluar çfarëdo “keqinterpretimi” të kushtetutës dhe për të konfirmuar unitetin e Irakut. Reuters raporton se kjo gjykatë është përgjegjëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis qeverisë qendrore në Bagdad dhe rajon, duke përfshirë Kurdistanin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne