Shuhet në moshën 82-vjeçare aktivisti i çështjes kombëtare Adem Demaçi

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare aktivisti Adem Demaçi. Lajmi i rëndë është konfirmuar nga vetë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë,”- ka thënë Haliti në seancën e Kuvendit sapo ka marrë lajmin e hidhur.

Demaçi  ishte arrestuar dhe dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Ademi ishte aktivist i çështjes kombëtare.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne