Shullazi “hap letrat”: Si më premtoi 1.4 mln euro biznesmeni për “Vollgën”

Emiljano Shullazi ka dhënë deklarimet e tij në Gjykatë për rreth 120 minuta në seancën e zhvilluar ditën e sotme.
Në deklarimet e tij, Shullazi është shprehur se nuk e ka kërcënuar biznesmenin Ylvi Beqja.
“Ylvi Beqja gënjen, nuk e kam kërcënuar asnjëherë. Më kërkoi ndihmë si ndërmjetës për të ndërmjetësuar në gjykatë për të marrë ish­hotel Vollgën. Kishim kontratë që do më jepte 1 mln e 400 mijë euro nëse do të shiste Hotel Vollgën”, është shprehur Shullazi në Gjykatë.
Emiliano Shullazi akuzohet mes të tjerash për një seri gjobash të vendosura ndaj bizneseve në Durrës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne