Një javë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit të tij, që akuzohen për gjobvënie.

Ndërsa sot, u vendos që seanca për konkluzionet e mbrojtjes të shtyhet për në 23 tetor.

64 vite burg ka kërkuar Prokuroria për Shullazin me shokë. Në këtë seancë, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfaqësohej nga prokurorët Gentian Osmani, zv/ drejtues, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se në sallë ndodheshin dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Të akuzuarit kërkuan që të përfaqësohen nga avokatët e tyre në seancë, pa marrë vetë pjesë atje. Seanca u shoqërua me debate mes mbrojtjes dhe akuzës për leximin e pretencës ndaj të pandehurve. Ashtu sikurse edhe herën e mëparshme, seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me forca të shtuara policore, brenda dhe jashtë sallës.

Burimi: BalkanWeb

6