Shumë të vrarë dhe të plagosur në sulmin e dyfishtë në Bagdad

Në sulmin e dyfishtë në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, humbën jetën 26 persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Saad Maan në deklaratën me shkrim bëri të ditur se në sulmet vetëvrasëse në afërsi të zonës Tayaran në qendër të Bagdadit, u plagosën edhe 90 persona të tjerë.

Të vrarët dhe të plagosurit u transportuan në spitalet përreth vendngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne