Shumica e amerikanëve kundërshtojnë edhe mësimin e ‘numrave arabë’ në shkolla

Pyetja që iu bë pjesëmarrësve ishte “A duhet të jenë numrat arabë pjesë e kurrikulës amerikane”. Në pyetje nuk u shpjegohej se kuptimi i togfjalëshit “numra arabë” në fakt ishin numrat aktualë që përdor e gjithë bota.

 

Sipas një anketimi, më shumë se gjysma e amerikanëve të pyetur besojnë se numrat arabë, të cilët përdoren nga e gjithë botën si simbolet standarde për shifra, nuk duhet të mësohen nëpë r shkolla.

Rreth 56 për qind e njerëzve thanë se këta numra nuk duhet të jenë pjesë e kurrikulës për nxënësit amerikanë. Këto rezultate u nxorën nga një hulumtim që u krye me qëllim të identifikimit të paragjykimeve.

Shifrat 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 njihen si numra arabë. Ky sistem së pari është zhvilluar nga matematikanët indianë dhe arabë dhe më pas u përhap në Evropë dhe në tërë planetin përmes botës arabe.

Në anketën e bërë nga kompania “Civil Science” morën pjesë 3624 persona. Pyetja që iu bë pjesëmarrësve ishte “A duhet të jenë numrat arabë pjesë e kurrikulës amerikane”. Në pyetje nuk u shpjegohej se kuptimi i togfjalëshit “numra arabë” në fakt ishin numrat aktualë që përdor e gjithë bota.

Mbi 2000 njerëz u përgjigjën me “jo”. Rreth 29 për qind e personave të anketuar thanë se këta numra duhet të mësohen në shkollat amerikane, ndërsa 15 për qind e tyre thanë se nuk kanë ndonjë mendim për këtë çështje.

Shtatëdhjetë e dy për qind e përkrahësve të Partisë Republikane ishin kundër mësimit të numrave arabë në shkolla, ndërsa vetëm 40 për qind e mbështetësve të Partisë Demokratike u përgjigjen në të njëjtën mënyrë, shkruan “Independent”./express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne