“Si do e shkulim atë plehrën”, zbulohen SMS e ministres Balluku me deputetin e PS

Përveç debateve në Kuvend, deputetët me njëri-tjetrin shkëmbejnë dhe mesazhe të cilat mundohet t’i ruajnë nga kamerat.

Këtë herë ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku dhe deputeti i PS, Sadi Vorpsi kanë rënë “pre” e kamerave dhe u janë zbuluar mesazhet që kanë shkëmbyer me njëri tjetrin.

A2 News ka zbuluar disa nga bisedat që ka shkëmbyer ministrja dhe deputeti i PS. Balluku duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës, Fiqiri Ismaili, me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

Zbardhja e bisedës:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin
Vorpsi: Po po, e di
Balluku: Dhe po e bën shumë mirë
Vorpsi: Eshtë djalë super ai
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…

A2 News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne