Si duhet të silleni me ata që agjërojnë

Ekzistojnë 7 miliardë njerëz në botë. Dhe 22 % e tyre, 1.6 miliardë, po agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim. Çdo ditë. Për një muaj të tërë.

Është Ramazani, muaji më i shenjtë i kalendarit mysliman.

Por çfarë ndodh nëse nuk jeni myslimanë, por thjesht një person i kujdesshëm, i vëmendshëm. A ka ndonjë gjë që mund të bëni në mënyrë që mos të dukeni të pandjeshëm ndaj miqve tuaj që agjërojnë?

Do të ishte ide e mirë nëse ndiqni këto këshilla:

1. Mund të hani pa problem përballë tyre

Për 30 ditët e ardhshme, myslimanët në mbarë botën do të ndalojnë së ngrëni dhe së piri gjatë gjithë orëve të ditës. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund ta vazhdoni rutinën si zakonisht.

2. Por mos planifikoni me ta një drekë pune

Nëse mendoni të caktoni një drekë pune atëherë mos u habisni kur kolegu juaj të rrijë aty pa ngrënë asnjë. Mundohuni ta shmangni këtë situatë.

3. Nuk keni pse të agjëroni me ta

Nëse doni të provoni ndjesinë atëherë mund të agjëroni, por nuk është problem për agjëruesit nëse nuk bashkoheni me ta.

4. Por mund të hani iftar me ata që agjërojnë

Iftari është thyerja e agjërimit pas perëndimit të diellit. Është mirë të konsumohet si një vakt i madh. Duhet të bashkoheni.

5. Duhet ta dini kur fillon

Ramazani nuk është si Krishtlindja ose Viti i Ri, sepse nuk mund ta dini në cilën ditë mund të bjerë në kalendarin islamik. Ramazani fillon pasi shihet hëna e re, prandaj nuk ka një datë të caktuar.

6. Mundohuni të jeni pak fleksibël

Nëse merrni një pyetje nga kolegu juaj i punës “mund të vij më herët nesër në mënyrë që të largohem më herët?”, mundohuni të jeni mirëkuptues.

7. Ata sërish do të vijnë për kafe me ju

Është e vërtetë që agjëruesit nuk mund të hanë ose të pinë, por nëse keni nevojë për pushim atëherë mund t’ju shoqërojnë për një ecje.

8. Por ata mund të mbajnë distancë

Era e keqe e gojës. Përpiquni një ditë të mos hani ose të mos pini asgjë. Për këtë arsye agjëruesit mund të qëndrojnë pak metra larg jush kur flasin.

9. Mund të thoni “Gëzuar Muajin e Ramazanit”

Miqtë tuaj myslimanë do e vlerësonin nëse i uroni atyre muajin e shenjtë të Ramazanit.

10. Por mos thoni “duhet të agjëroj edhe unë, dua të bie në peshë”

Ramazani nuk është për atë arsye. Përveç kësaj agjërimi shpesh jep efektin e kundërt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne